Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
A beson vërtetë?
Operacioni “Laguna e Vilunit”: Forcat e policisë godasin një organizatë krimininale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike
Çfarë e shkakton kapsllëkun?

Operacioni “Laguna e Vilunit”: Forcat e policisë godasin një organizatë krimininale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike

Nga ana e Sektorit për Narkotikët, në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet policore të Italisë dhe Malit të Zi, pas një hetimi me metoda speciale për një periudhë kohore 1 vjeçare, është realizuar me sukses operacioni policor i koduar “Laguna e Vilunit”. Në këtë operacion krahas Sektorit për Narkotikët, në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit morën pjesë dhe punonjësit e policisë së Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacinale, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Shkodër, D.P.Q Lezhë, D.P.Q Vlorë, D.P.Q Fier, D.P.Q Durrës, F.N.SH Tiranë dhe Shkodër, Policisë Kufitare të Shkodrës, Durrësit, Vlorës si edhe forca të Guardia di Finanza. Në kuadër të këtij operacioni policor, në datat 30.09.2014 dhe 01.10.2014 është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie rreth 804 kilogramë e dyshuar si Mariuanë. Konkretisht, më datë 30.09.2014 rreth orës 21.00 në vazhdimësi të veprime proceduriale nën drejtimin e specialistëve të Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vendin e quajtur Rena e Hedhun, që ndodhet midis lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit është konstatuar një skaf i cili pas ndjekjes që i kishte bërë Guardia di Finanza së bashku me Policinë Kufitare të Shëngjinit ka filluar të hedhë nga skafi në det disa çanta të zeza nga të cilat 8 (tetë) prej tyre arritën të kapeshin nga policia kufitare. Brënda këtyre çantave kishte bimë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa të mbështjella me natriban të cilat pas peshimit rezultuan të ishin 210 (dyqind e dhjete) kg duke konsideruar edhe peshën e imballazhit. Në lidhje me këtë situatë janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Krimeve të Rënda me qëllim bashkëlidhjen e këtij procedimi. Në vazhdim të operacionit policor “Laguna e Vilunit”, më datë 01.10.2014 rreth orës 12.00, në vëndin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, në një distancë prej rreth 4 (kater) miljesh detare nga ana e Policisë Kufitare të Shëngjinit janë konstatuar dhe sekuestruar në det të hapur, një numër prej 15 (pesëmbëdhjetë) çantash brenda të cilave kishte bimë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva të mbështjella me natriban të cilat pas peshimit rezultuan të ishin 594 (pesëqind e nëntëdhjetë e katër) kg me gjithë amballazh. Nga veprimet proceduriale dhe hetimore të kryera në vazhdimësi si dhe në kushtet e flagrancës të kryerjes së kësaj vepre penale, në bazë të provave të arsyeshme në lidhje me autorësinë e kësaj vepre penale është bërë i mundur identifikimi, gjetja, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të mundshëm të kësaj vepre penale e konkretisht të shtetasve; 1. Mikel Hoxha, vjeç 38, banues në Vlorë, i dënuar më parë nga organet e drejtësisë. Ky shtetas ishte dhe kreu i kësaj organizate kriminale. 2. Leonidha Dhimojani, vjeç 48, banues në Vlore. Ky shtetas ishte skafisti i cili do të bënte transportimin e lëndës narkotike nga Shqiperia në Itali. 3. Ervis Sulo, vjec 29, banues në Vlorë. 4. Indrit Rraja, vjeç 34, banues në Nikel – Fushë Krujë . 5. Mirjan VITAJ, vjeç 26, banues në Rrijoll të Velipojës . 6. Kristian C, vjeç 18, banues në Rrijoll të Velipojës. 7. Alfred Syli, vjeç 22, banues në Rrijoll të Velipojës, i dënuar më parë nga organet e drejtësisë. Nga ana jonë vazhdon puna në lidhje me identifikimin, gjetjen dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale në kuader të këtij operacioni. Në cilësine e provës materiale janë sekuestruar: Sasia prej 804 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. 370 fisheke model 56. Shuma prej 12 mijë euro, 14 mijë e pesëqind lekë. 3 automjete të modeleve të ndryshme, një furgon mallrash. 16 telefona celularë. Materialet iu kaluan prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës, për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” si edhe “Mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 283/a/2,242 e278 K.Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur. Mbas vlerësimit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e Tiranës, për të shtatë shtetasit e mësipërm, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A beson vërtetë?

Next Post

Çfarë e shkakton kapsllëkun?

Advertisement