Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj pension invaliditeti?

– Jam F. Ndreu, i datëlindjes 05.08.1964, emigrant në Torino. Jam në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kam kaluar një ishemi celebrale, e cila më ka lënë pasoja. Një dorë dhe këmbë e lëviz me vështirësi. Jam shtruar dhe kuruar në spital këtu në Itali, por invaliditet nuk kam përfituar, pasi nuk isha i siguruar. Kam punuar rreth 15 vite në Shqipëri me sigurime shoqërore. Dëshiroj të më sqaroni, a përfitoj ndonjë pension invaliditeti në Shqipëri?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, bazuar në nenin 35 të Ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, theksohet sa më poshtë:

  1. Personi që bëhet i paaftë, merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arsye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë:
  2. a) për çdo veprimtari ekonomike;
  3. b) kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Kundër vendimit të KMCAP-it të rrethit, personi mund të ankohet në KMCAP-in epror pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vendimi i të cilit përsa i përket caktimit të aftësisë për punë është i formës së prerë. Rregullat për organizimin dhe funksionimin e KMCAP-së vetëcaktohen me rregullore të ISSH dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit. 2. Për periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa gjysma e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. Personi që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit, me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. 3. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie nëse ky do të jetë më i favorshëm për të. Ashtu sikurse theksohet më lart, përderisa ju keni një vjetërsi kontributive në Shqipëri, do të përfitonit të gjitha të drejtat që rrjedhin prej saj. Në këtë rast është e domosdoshme të ekzaminoheni në institucionet mjekësore shqiptare, të merrni fletën e drejtimit për në KMCAP (Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë) dhe të paraqiteni pranë këtij komisioni për t’u ekzaminuar dhe përcaktuar shkallën e paaftësisë për punë. Ekzaminimi duhet bërë në rrethin ku keni regjistrimin në gjendjen civile. Është mirë që të paraqitni dhe ekzaminimet që keni bërë në Itali e që do shërbejnë si argument dhe orientim për mjekët shqiptarë. Me moshën që keni, në rast se përfitoni invaliditetin, do të përfitoni pensionin e plotë të invaliditetit me 15 vite sigurimi (mosha 50 – 20 = 30 : 2 = 15). Pra, në rast se keni 15 vite punë me sigurime shoqërore, do të përfitoni 100 % pensionin e invaliditetit. Masa e pensionit do të jetë jo më e madhe sesa dy herë pensioni bazë ose 80 për qind e pagës mesatare neto të vitit të fundit, cila të jetë më e vogël. Paga mesatare neto e vitit të fundit indeksohet çdo vit, sipas rregullave të indeksimit të bazës së vlerësuar. Në rast se ju keni paaftësi të tillë, që ju nevojitet përkujdesje, sipas nenit 38 të Ligjit 7703, theksohet se kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psiqikisht i paaftë dhe ka nevojë për një perkujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 për qind të bazës së vlerësueshme. Nevojat për kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër përcaktohen nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP). Ndërsa sipas nenit 39, theksohet se një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti sipas nenit 35 dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë, në masën 5 për qind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 për qind. Unë ju sugjeroj që të paraqiteni për të bërë ekzaminime brenda këtij viti, mbasi duke filluar nga 1.1.2015, do të bëhet ndryshimi i mëposhtëm: “Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/3 e diferencës së moshës së pensionit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës, të ketë të paktën 12 muaj sigurim shoqëror. Në këtë kuptim, pas datës 01.01.2015, do të nevojitet që brenda 5 viteve të fundit të keni një vjetërsi kontributive në Shqipëri prej 1 viti dhe pensioni i invaliditetit nuk do të jetë i plotë. Për përfitimin e pensionit të invaliditetit të plotë do t’ju duhet një vjetërsi kontributive prej 22.5 vitesh (50-20 = 30 * ¾ =22.5 vite). Pra, ju do të përfitoni një pension invaliditeti të reduktuar prej 66.6 %. Jam i hapur për çdo aspekt që ka lidhje me problemin tuaj. Ju falënderoj për besimin.
Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam nga Gjakova. Si të marr leje qëndrimi në Shqipëri?

Next Post

A jep alergji qumështi i gjirit?

Advertisement