Tё dashur lexues, jam sërish unë, që ju kam treguar për disa histori njerëzore që kam mësuar në seancat e mia të fizioterapisё. Sot do t’ju tregoj historinё e njё gruaje 71 vjeçe…
Kur e pashё pёr herё tё parё, ajo ishte me njё burrё rreth tё 75-ave. Ai ishte shumё i mbajtur dhe kujdesej pёr gruan aq shumё sa dukej sikur ishte njё i ri me shumё energji e gjithashtu, me dashuri rinore. Gruaja ishte e paralizuar dhe ecte me karrocё me rrota. Mjekёt i kishin dhёnё shpresa vetёm qё tё arrinte tё kryente vetё disa nevoja personale dhe asgjё mё shumё, pёr shkak tё moshёs. Ajo ishte paralizuar para shtatё vjetёsh, por kishte pak kohë që bënte fizioterapi. Ngaqё shiheshim shpesh, u miqёsova me ta. Tё dy ishin njerёz shumё tё kulturuar dhe tё dy kishin qenё intelektualё. Gruaja kishte qenё mёsuese filloreje, ndёrsa burri, kuadёr, pra, kishte punuar nё zyrё.
Isha shumё kurioze tё mësoja nëse kishin fёmijё dhe kur i pyeta, m’u pёrgjigj gruaja:
– Eh, se i kemi e dimё, por nuk po i shohim, se janё shpёrndarё nёpёr botё. Djali i madh jeton nё Francё e ka njё punё qё s’e di kur ka bёrё pushime e ka ardhur tё na shohё, ia kemi harruar fytyrёn. Nganjёherё na merr nё telefon e asgjё mё shumё. Vajza ёshtё martuar nё Australi dhe ka qenё vetёm njё herё.
– Janё fёmijё tё mbarё – ia priti plaku, sikur donte tё mbronte fёmijёt. E kuptova se ata ishin shumё tё largёt me ta. – Kёshtu ёshtё jeta pёr tё gjithё.
– Po, kёshtu ёshtё, po ti harrove se sa jam kujdesur unё pёr nёnёn e babain tim sa isha vajzё e mё pas, pёr prindёrit e tu?
– Eh, ikёn ato kohё tani plakё, duhet tё ndryshojmё edhe ne…
Ishte njё plak i cili tregonte qё nё pamje tё parё se ishte njё intelektual që kishte patur jetё aktive në rini. Çdo ditё flisja me kёtё çift tё mrekullueshёm. Pas pak kohe, plaka ndjehej mё mirё. Nuk i kishte ato dhimbjet e forta nё shpinё. Si duket, fizioterapia po jepte sukses (aq sa mund tё jepte nё moshën e saj). Njё ditё ajo erdhi e shoqёruar me njё grua rreth moshёs 35-40 vjeçe. Menjёherё e pyeta ku e kishte burrin.
– Eh, moj bijё! Ç’tё tё them? Ishte mirё e kishte dalё tё luante domino me shokёt, kur erdhi komshia e mё tha se burrin e kishin çuar urgjent nё spital. Nuk kisha kёmbё tё shkoja se kam mbetur e gozhduar nё kёtё karrocё. E mora nё telefon e nuk pёrgjigjej. Pas tre-katёr zilesh, e hapi njё shok i tij e mё tha se ishte nё sallё tё operacionit. Kishte patur qёkur shtrëngime nё zemёr, por nuk shkonte tё kontrollohej.
– Oh, sa keq mё vjen nёne! – i thashё e dёshpёruar. – Po tani, si ёshtё?
– Mё mirё! Ka dalё nga spitali e ёshtё mirё, madje donte tё vinte tё mё shoqёronte, por i bёrtita e i thashё se nuk mё gjente gjё mua, ka ardhur koha tё kujdeset pёr veten.
– Po ndoshta ёshtё mirё – thashё sa pёr muhabet, por nё tё vёrtetё, po mendoja pёr burrin e saj. E admiroja forcёn dhe vullnetin e tij. Ai ishte i pamposhtur.
– Fёmijёt u bёnё merak, po prapё se prapё nuk mund tё vinin. Na morёn kёtё gruan dhe e paguajnё qё tё kujdeset pёr ne.
– O, sa mirё! Prandaj burri yt i lavdёron gjithmonё fёmijёt. E sheh sa tё mirё i ke?
– Po, po, tё mirё. Po tё ishin tё mirё, do tё vinin natёn pёr babain e tyre.
Nё fakt, kishte tё drejtё. Ajo dhe burri i saj ishin mё tё rёndёsishёm sesa punёt, po asnjё nuk e mendon kёtё derisa t’i humbasë prindёrit. Tё gjithё kёtё unë e bisedova me burrin tim. Ai kёtё herё reagoi ndryshe. Ju kam thёnё se ai ёshtё shumё indiferent ndaj çdo gjёje qё ka lidhje me mua, por kёtё herё, kjo histori e bёri tё reflektonte. Ai mё tha:
– Po deshe, tё çoj unё tё shohёsh plakun qё ka qenё nё spital…
– Dakord, tё faleminderit! – i thashё e habitur.
Ai kishte kohё qё nuk dilte me mua. Tё paktёn pas aksidentit kishte dalё shumё pak. Vetёm kur vinte djali nga Skocia e kishim dёshirё tё mos e mёrzitnim djalin, bёnim sikur ishim njё familje e lumtur. Jo se kishte dalё shpesh me mua kur isha pa u aksidentuar, por atёherё ndoshta nuk e ndjeja dhe aq shumё indiferencёn e tij sepse isha shumё aktive dhe e menaxhoja jetёn time si tё doja. Nejse, ai mё çoi te shtёpia e çiftit. Ata kishin njё shtёpi tё thjeshtё, por edhe tё rehatshme. U kёnaqёn kur na panё, por dhe u habitёn, sepse ata mendonin se nuk kisha fare burrё, ngaqë nuk e kishin parё ndonjёherё tё mё shoqёronte nё klinikё pёr fizioterapinё.
Nejse, ata nuk e dhanё veten pёr kёtё gjё. Na pritёn shumё mirё dhe kaluam nja dy orё tё mira te shtёpia e tyre. Plaku ishte mё mirё, por nuk mё pёlqente shumё ngjyra e lёkurёs së tij. Mё parё kur e shihja nё klinikё, faqet e tij ishin si njё tё riu, plot shёndet, kurse tani mё dukej pak si i verdhё. Pasi dolёm nga shtёpia e tyre, burri im dukej sikur kishte reflektuar mbi jetёn tonё bashkёshortore. Ai mё kapi dorёn mё butёsisht, kur po mё hipte nё makinё.
– Sa njerёz tё mirё! – tha.
– Po kёshtu janё, ta kam thёnё. Beson se kёshtu do tё jemi ne tё dy kur tё plakemi?
– Ndoshta.
Nё fakt, ne nuk u ngjanim atyre tani qё ishim të rinj e jo mё vonё. Burri im nuk mё kishte shoqёruar asnjёherё nё klinikё, ndёrsa plaku edhe i operuar, donte t’i shkonte pas gruas sё tij. E mendova, por nuk fola, sepse e dija që nuk do ta ndryshoja tim shoq.
Pas asaj dite, gruaja nuk erdhi pёr shumё kohё. U bёra merak dhe pyeta doktorin. Ai mё tha se ajo nuk do tё vinte mё sepse burri i saj ishte pёrsёri nё spital. U mёrzita dhe mendova se si t’ia bёja qё t’i rrija gati atij çifti qё kishte nevojё mё shumё se kushdo. Iu luta motrës tё mё çonte te spitali. Me shumё mundim e gjetёm se ku ishte shtruar. Kisha hequr shumё pёr t’i gjetur, por sapo i gjeta, mendova se mё mirё ishte tё mos i kisha parё nё atё gjendje. Ai ishte shtrirё nё krevat e nuk dukej si i gjallё. Ishte tretur tёrёsisht. Nuk kishte mbetur asgjё nga ai burri vigan e plot energji qё kisha takuar nё klinikё. Ajo rrinte ashtu, e ulur nё karrocё, me atё fytyrёn e saj engjёllore qё po priste fundin e njeriut tё saj tё dashur e bashkё me tё, edhe fundin e saj sepse ajo jetonte falё tij. Gati sa s’mё lёshuan patericat kur i pashё, por e pёrmbajta veten.
– Si jeni? – e zgjata zёrin kur hyra brenda nё dhomё qё tё zgjoja pak atmosferёn mbytёse tё dhomёs. Gruaja, sapo mё pa, mё tha:
– Oh, sa mirё bёrё qё erdhe! Edhe kёtu na gjete? Je shumё e mirё!
– E si mund tё rri pa ju, unё? Ju kёrkova e ju gjeta. Po ti, s’po mё flet? – i thashё plakut si me shaka.
Ai vetёm lёvizi pak gojёn e nuk kuptova se çfarё tha, por menjёherё u ula nё njё karrige qё tё mos rrёzohesha. E kisha motrёn pёr ndihmё, por edhe ajo e shkreta ishte lodhur me mua duke kёrkuar nёpёr spitale.
Ndenja njё copё herё me tё dy. Gruaja fliste e qante. Nё njё moment, i ra telefoni. Ishte vajza. Asaj nuk iu thanё sytё derisa pёrfundoi telefonatёn me kёto fjalё:
– S’ka gjё, bijё e nёnёs, shiko punёn, ajo ka rёndёi. Ne kёtu jemi, s’na gjen gjё.
Sapo tha kёto fjalё, burri e pa me njё vёshtrim sikur donte t’i thoshte se nuk i dihej se sa do ishin aty pёr tё pritur fёmijёt e tyre.
Mё pas u shkova edhe njё herё tjetёr pёr vizitё nё spital dhe njёherё tjetёr nё shtёpi. Pastaj, njё ditё, mё morёn nё telefon. Ishte numri i gruas, por mё foli njё burrё. Ishte djali i saj. Ai mё tha se burri kishte vdekur. U mёrzita sa s’ka mё. Nuk e imagjinoja dot se si ai burrё mund tё vdiste kaq shpejt. Ai dukej se pa frikё mund tё arrinte tё 90-tat e mё shumё, por siç thonё tё vjetrit, sёmundja nuk pyet. Shkova bashkё me burrin pёr ngushёllim. Ishte njё gjё qё rrallё mund ta shihje. Njё njeri qё kishte vite qё luftonte me sёmundjet, siç ishte gruaja, qante mbi kufomёn e njё njeriu qё nuk kishte qenё asnjёherё i sёmurё. Mё shumё mё tёrhoqёn vёmendjen djali dhe vajza e tyre. Vajza qante e djali dukej shumё i mёrzitur. Mendoja, a mund tё ndiheshin fajtorё qё nuk erdhёn t’u rrinin pranё sa ishte gjallё babai i tyre? Besoj se po.
Jeta, si gjithmonё, ёshtё e padrejtё, por s’kemi nga shkojmё, duhet ta pranojmё. Pas kёsaj, unë kam shkuar edhe herё tё tjera e i kam bёrё vizitё gruas qё tashmё rri me njё grua e cila kujdeset pёr tё, mirёpo ajo tashmё duket sikur ka filluar numёrimin mbrapsht pёr t’i shkuar afёr burrit tё saj qё e deshi e u kujdes pёr tё sa ishte gjallё.
Advertisement