Në vazhdim të punës për të prodhuar në kushte laboratorike organet dhe pjesët e ndryshme të trupit, shkencëtarët amerikanë arritën të prodhojnë mushkëri si ato që i ka falur njeriut natyra.
Për prodhimin e tyre, shkencëtarët e qytetit Gallveston të shtetit Teksas kanë përdorur mushkëritë e dy fëmijëve që e humbën jetën në një aksident automobilistik. Një nga këto organe ata e prodhuan duke marrë prej tyre vetëm lëndën e parë. Më vonë, “objekti eksperimental” u fut në një solucion të posaçëm për t’u rritur në kushte laboratorike. Afërsisht pas një muaji, shkencëtarët vunë re se qelizat filluan të shumoheshin dhe më në fund, organi u rrit në përmasa natyrale. Pas kësaj, eksperimenti u përsërit, duke ndrequr disa gabime që u vunë re në provën e parë. Sipas mendimit të shkencëtarëve, “detaji” për transplantim mund të arrijë të prodhohet në masë pas 12 vjetësh. Mendohet se fillimisht, mushkëritë e rritura në kushte laboratorike do t’u transplantohen derrave…