Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë rekomandon të pakësohet deri në dy herë sasia e sheqerit që konsumojnë njerëzit, sepse sipas specialistëve, kur ai merret me shumicë (dhe tanimë është provuar se njerëzit konsumojnë shumë sheqer), i sjell dëme të mëdha organizmit njerëzor. Sipas rekomandimeve të reja, kjo sasi duhet të pakësohet deri në dy herë. Sipas studimeve të reja, norma ditore e konsumimit të sheqerit nuk duhet të kalojë 5% të kalorive të përgjithshme. Kjo normë është e barabartë me gjashtë lugë çaji sheqer në 24 orë. Sipas studimeve që kanë bërë specialistët e kësaj organizate, del se sheqeri është fajtor për kariesin e dhëmbëve dhe, sidomos, për shtimin në peshë, sëmundje kjo që ka prekur deri në gjysëm miliardë njerëz në të gjithë botën. Dëmet e sheqerit vazhdojnë të shtohen në raport me vetë zhvillimin e shoqërisë njerëzore…
Advertisement