Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Sokol Mehmetaj: Inxhinieri shqiptar që po transformon industrinë globale të automobilave
Besa Rraqi: Gruaja shqiptare që ndërtoi ura mes kulturave përmes artit dhe biznesit

Besa Rraqi: Gruaja shqiptare që ndërtoi ura mes kulturave përmes artit dhe biznesit

Nisim këtë artikull për një emër që po lë vulën e vetë në botën e artit dhe biznesit, duke nisur që nga fëmijëria. Besa Rraqi, jeton e punon në Zvicër por me origjinë është nga Kërçova. Besa shkoi në Zvicër me prindërit kur ishte vetëm 5 vjeçe.

Sot, ajo jeton me familjen e saj në Kantonin e Zyrihut, bashkë me bashkëshortin nga Suhareka. Ajo ka arritur të krijojë një jetë të suksesshme dhe të bëhet një figurë të njohur si në fushën e biznesit ashtu edhe në art.

Besa është një multifunksionale e vërtetë, e cila jo vetëm shkëlqen si një biznesmene e suksesshme, por edhe si aktore e talentuar. Me një shkathtësi të jashtëzakonshme, ajo kalon pa mundim mes jetës profesionale dhe atij artistik, duke luajtur role në ekran të cilat kërkojnë talent dhe përkushtim. Ndonëse është e angazhuar në një fushë kaq të kërkuar, ajo arrin të ruajë një ekuilibër të përsosur dhe të bëjë përshtypje në çdo aspekt të jetës së saj. Besa mishëron fuqinë dhe pasionin që janë të nevojshme për të realizuar suksesin në një botë dinamike dhe konkurruese.

Advertisement

Duke i kushtuar një vëmendje të madhe cilësisë dhe kënaqësisë së klientëve të saj, Besa ka zgjeruar rrjetin e biznesit të saj jashtë Zvicrës, duke operuar edhe në vende internacionale. Në fjalët e saj: “Për të përmbushur plotësisht gamën tonë të shumëanshme dhe kërkesave të shërbimeve, ne i përmbahemi vlerave që kemi përcaktuar, për të siguruar që çdo klient të marrë vëmendjen dhe shërbimin që meriton, gjejmë forcë dhe përkushtim në punë.“

Sukseset e saj janë të shumta dhe janë një pasqyrë e dedikimit dhe angazhimit të saj. “Për të arritur këtu, falënderoj prindërit e mi, bashkëshortin dhe fëmijët, që gjithmonë janë pranë meje për të avancuar më tej biznesin dhe për të realizuar qëllimet tona,” thotë ajo.

Ajo ka pasur mundësinë të ndajnë mendime dhe eksperienca me emra të mëdhenj të fushave të biznesit dhe artit, ku është vlerësuar për kontributin e saj në forcimin e lidhjeve ndërkulturore dhe promovimin e gruas shqiptare në botën ndërkombëtare.

Ajo ka arritur të krijojë një jetë të suksesshme dhe të bëhet një figurë të njohur si në fushën e biznesit ashtu edhe në art. Pas shkollimit dhe disa kurseve, Besa ka hapur një biznes të suksesshëm në fushën patundshmësië, duke ofruar shërbime jo vetëm për shitjen e pasurive të paluajtshme, por edhe për administrimin dhe mirëmbajtjen e tyre, përfshirë hotele dhe lokale. 

Në botën e artit dhe biznesit, Besa Rraqi është një emër që spikat për kreativitetin dhe pasionin e saj të palodhur. Një aktore dhe businesswoman shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër, Besa ka arritur të ndërtojë një profil unik, duke e gërshetuar talentin artistik me ambiciet profesionale. 

E njohur për rolin e saj në serialin komik “Bashkallajk,” përmes artit të komedisë ajo gjithashtu përfaqësoi kulturën dhe traditat shqiptare. Me kostumin tradicional të nuseve shqiptare të Maqedonisë, ajo solli një ndjesi të fortë autenciteti dhe krenarie kulturore duke nxjerrë në pah dallimet dialektore dhe kulturore mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës.

Por angazhimet artistike të Besës nuk përfundojnë këtu. Përvoja e saj në projekte audiovizuale me regjisorë zviceranë dhe internacionalë ka ndihmuar në pasurimin e aftësive të saj, duke i hapur rrugën për projekte më të mëdha.

Ajo është gjithashtu një pjesëmarrëse e rregullt në evente të ndryshme artistike, si festivale filmi, shfaqje teatrale dhe ekspozita, ku gjen frymëzim dhe ndan eksperiencat e saj me kolegët dhe artdashësit. Prania e saj në këto evente ka treguar një kuriozitet të vazhdueshëm dhe një dashuri të thellë për botën e artit. E shtyrë nga pasioni për të eksploruar horizonte të reja artistike, Besa gjithmonë kërkon të jetë pjesë e projekteve që sfidojnë status quo-në dhe ofrojnë mundësi për të shprehur talentin e saj.

Ndërsa projektet e saj të reja artistike mbeten ende surprizë, një gjë është e sigurt: Besa Rraqi vazhdon të jetë një shembull frymëzimi për të gjithë ata që ëndërrojnë të ndjekin pasionet e tyre pa kufij. Përmes punës së saj, ajo jo vetëm që përfaqëson kulturën shqiptare në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu dëshmon fuqinë transformuese të artit dhe përkushtimit.

Në përfundim, si një artiste që bashkon breza, kultura dhe stile, Besa Rraqi është një zë i veçantë që nuk ndalet së befasuari.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sokol Mehmetaj: Inxhinieri shqiptar që po transformon industrinë globale të automobilave

Advertisement