Anketa e fundvitit/ Si ishte për ju 2024 dhe çfarë prisni nga viti i ri 2025?
Syarta, këngëtare
2024 ishte një vit i rëndësishëm për mua si artiste. Pas një pauze relativisht të gjatë, u riktheva me energji të reja për të realizuar projekte të veçanta. Ndër to, dy këngë të reja, të cilat i kam regjistruar në Prishtinë, kanë qenë kulmi i angazhimit tim artistik. Procesi i krijimit ishte një udhëtim emocionues, ku idetë fillestare u shndërruan në art të plotë. Jam shumë krenare për punën që kam bërë dhe mezi pres që këto projekte të dalin para publikut së shpejti, së bashku me klipet përkatëse.
Nga 2025-a, pres që të sjellë më shumë muzikë që reflekton anën time autentike si artiste dhe të jem më pranë publikut tim me performanca të reja. Shpresoj që ky vit të më japë mundësinë për të eksploruar edhe më shumë dimensione të artit dhe për të krijuar momente të paharrueshme për ndjekësit e mi.
Uroj që viti i ri të sjellë shumë gëzim, shëndet dhe frymëzim për të gjithë ne! Gëzuar festat e fundvitit!
Advertisement