Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
BARCALETA
Soja dhe shafrani indian luftojnë kancerin e gjirit
Ai më kritikon për çdo gjë

Soja dhe shafrani indian luftojnë kancerin e gjirit

Ushqimi luan një rol thembësor në parandalimin e luftimin e kancerit dhe kjo konfirmohet edhe një herë. Disa studiues amerikanë kanë zbuluar se disa ekstrakte natyrale që merren nga kurkuma, soja dhe bimë të tjera, janë të dombishme për të luftuar kancerin e gjirit. Studimi është kryer nga Madhëa Raj, profesoreshë dhe studiuese e obstetrikës dhe gjinekologjisë të Qendrës së Shëndetit në Universitetin e Nju Orleansit dhe Qendrën e Kancerit Stanley S. Scott. Studiuesit kanë zbuluar se një koktej i përbërë nga 6 substanca natyrale të pranishme në perime, fruta, bimë dhe erëza mund të vrasë 100% të qelizave të sëmura që shkaktojnë kancerin e gjirit, pa efekte dytësore, ose helme mbi qelizat e shëndosha. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore “The Journal Of Cancer”.
Siç e ka shpjeguar Madhëa Raj, një nga shkaqet kryesore të rikthimit të kancerit të gjirit dhe të vdekjes së pacienteve janë një grup qelizash që arrijnë t’u rezistojnë terapive, përfshi këtu edhe kimioterapinë. Bëhet fjalë për qeliza që janë të afta të shkaktojnë tumore të reja. Për këtë arsye, sipas ekspertëve, është kaq e rëndësishme të kërkohen trajtime më të sigurta dhe efikase kundër kancerit të gjirit, përveç parandalimit. Studiuesit e ekipit kanë testuar 10 substanca mbrojtëse të pranishme në ushqime të tilla, si: Brokoli, rrushi, soja, molla dhe kurkuma, para se të caktojnë 6 përbërësit më të mirë për t’u përdorur: Isoflavonet e sojës, kurkumina e kurkumës, indo-3-carbonoli i bimëve të familje se crucifereve (lakra, rrepa, mustarda), ficocianina C e spirulinës, reservatroli i rrushit dhe quercetina, një flavonoid që gjendet në fruta, perime dhe çaj.
Studiuesit i kanë futur 6 substancat në qelizat kancerogjene e në një grup qelizash kontrolli dhe i kanë testuar përbërësit edhe veç e veç, edhe të kombinuar. Kështu, ata kanë vrojtuar se substancat e veçuara rezultonin joefikase veç e veç, por bëheshin shumë të fuqishme nëse bashkoheshin në një koktejl të aftë të vriste 100% të qelizave kancerogjene. Ekspertët nuk kanë vënë re asnjë efekt negativ te qelizat e kontrollit. Ata, gjithashtu, kanë identifikuar gene të ndryshme kyç që mund të shërbejnë për terapinë. Sipas Qendrës së Shëndetit në Universitetin e Nju Orleansit, kanceri i gjirit është lloji i dytë i kancerit më i përhapur në botë. Substancat e marra nga perimet do të shërbejnë për të kufizuar biznesin e kimioterapisë, duke u evituar pacientëve efektet e njohura dytësore. Atëhere, shpëtimi do të vijë nga mjekësia alternative?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BARCALETA

Next Post

Ai më kritikon për çdo gjë

Advertisement