A është e mundur për një grua ta përjetojë në mënyrë më të fuqishme seksin? Po, mjafton të vërë në punë disa faktorë mendorë, por edhe fizikë…
1. Ekuilibri mes trupit dhe emocioneve
Të kërkosh kënaqësinë seksuale është një gjë e mirë, me kusht që të mos harrosh se, për të arritur orgazmën, por edhe për ta përjetuar në mënyrë më të fuqishme seksin, është i nevojshëm një barazpeshim mes asaj që ndjejmë dhe asaj që provojmë. Specialistët thonë se të bësh dashuri nuk është diçka thjesht mekanike, si të bësh fizkulturë. Për këtë arsye, është thelbësore që, edhe kur nuk mund të bëhet fjalë për dashuri, të ekzistojë të paktën një lloj predispozite mendore dhe emocionale, respekt për veten dhe për tjetrin.
2. Kënaqësia dhe muskujt vaginalë
Për një grua, fakti se sa është e përfshirë në një marrëdhënie seksuale, varet edhe nga fakti se sa elastikë janë muskujt e saj vaginalë. Si të marrësh vesh në çfarë kushtesh ndodhen këta muskuj? Mjafton të futësh gishtin në vaginë dhe ta shtrëngosh këtë të fundit, për të kuptuar se sa i fuqishëm është kontraktimi i muskujve. Nëse është i paktë, tregon se nevojitet një “stërvitje”. Ka gra që pyesin: “Seksi i rregullt nuk garanton një stërvitje, pra, elasticitetin e muskujve vaginalë?”
Sipas specialistëve, kjo nuk është e thënë, sepse një grua mund të ketë marëdhënie edhe pa futur në punë muskujt e brendshëm. Që t’i “fusni në punë” këta muskuj, nevojitet t’i njohësh dhe t’i përdorësh “me qëllim”.
Janë të shumta mënyrat që mund të përdorni për këtë “stërvitje të brendshme”. Një mënyrë është një pozicion i jogës, Sat Kriya, shumë i mirë për të kanalizuar energjinë dhe masazhuar organet e brendshme. Janë edhe ushtrimet e Kegelit. Ja një ushtrim që mund ta bëni në çdo moment: Shtrëngoni muskujt e hyrjes së vaginës për 10 sekonda dhe pastaj relaksojini përsëri për 10 sekonda. Ushtrimi zgjat gjithsej, tre minuta. Një saktësim: Disa gra mendojnë se ushtrimet e Kegelit konsistojnë në mbajtjen e urinës, por kjo nuk është e vërtetë. Përkundrazi, është mirë t’i bëni këto ushtrime pikërisht pasi të keni bërë urinën.
Ja, edhe dy ushtrime të tjera Kegel: Kontraktoni muskujt e barkut, duke i shtyrë jashtë, sikur të doni të fryni barkun. Pastaj futeni brenda barkun në maksimum, duke e shtyrë drejt diafragmës (gjithmonë duke marrë dhe nxjerrë frymën nga hunda).
Ushtrimi tjetër, që quhet edhe “thithës”: Shtyjeni vaginën poshtë, fryjeni barkun, qëndroni kështu dhe merrni frymë me diafragmë. Në fillim duket e vështirë dhe ke përshtypjen se nuk bën asgjë, por në fakt, me kalimin e kohës, ky ushtrim jep rezultate shumë të mira.
3. Mendoni për kënaqësinë tuaj
Ka ardhur koha për disa këshilla psikologjike. Një faktor mendor që i pengon shumë gra të relaksohen në shtrat është tendenca atavike në përqendrimin vetëm dhe ekskluzivisht te kënaqësia e partnerit. Kjo ide duhet hedhur poshtë, pasi kënaqësia duhet të jetë reciproke. Një tjetër bllokim e përfaqëson mendimi se impenjimi dhe koha që kërkohet nga burri për të kënaqur gruan është e tepruar (“Po sikur të lodhet? Po sikur të mërzitet?”). Ky shqetësim është i drejtë, por edhe burri ndjehet mirë kur seksi ka qenë i kënaqshëm për të dy dhe jo vetëm për të.
4. Mos e merrni kaq seriozisht
Gratë që e kanë të vështirë të arrijnë orgazmën, janë shpesh ato që nuk arrijnë të relaksohen, si në jetën e përditshme, ashtu edhe kundrejt partnerit. Ruajtja e kontrollit dhe mosekspozimi janë një mënyrë për të mos u dukur të brishtë dhe për të mos “ndotur” imazhin personal. Nuk duket, por pas kësaj, qëndron një dozë e mirë narcizizmi. Këshilla, pra, është të dalësh nga kafazi “narcistik” (që të shtyn të mos rrezikosh), duke mësuar ta marrësh jetën më pak seriozisht, bile me pak autoironi, si në krevat, ashtu edhe në përditshmëri.
5. Ndiqni instiktin
Në disa raste, gratë i frenon mendimi se nuk është mirë ta shprehin në mënyrë të dukshme kënaqësinë e tyre. Ka gra që do të donin të bënin shumë gjëra, por frenohen nga frika se mos duken si nimfomane. Edhe kjo bindje duhet hedhur poshtë dhe këto gra duhet të guxojnë të shprehen në mënyrë më spontane, duke filluar që nga frymëmarrjet dhe rënkimet, që ato shpesh i evitojnë, ngaqë kanë turp.