Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Afrodite Academy”, inovacioni në botën e nuseve; Tendencat e reja dhe bashkëpunimet ndërkombëtare

-Nuset janë gjithmonë shumë të bukura për tu parë, por njerëzit nuk e dinë sa shumë punë është duhet për ti nxjerrë aq të bukura dhe të kuruara. Sa ndryshojnë tendencat në ditët e sotme?

-Si gjithmonë ne mundohemi të sjellim tendencat e fundit që të kemi sidomos për vajzat të cilat ndjekin akademinë tonë që të kenë gjithmonë risitë që dalin në treg. Këtë radhë kishim të ftuar një make up artiste turke për të njohur dhe me tendencat që janë jashtë Shqipërisë, të kemi një miksim kulturash. Me Turqinë ku shqiptarët janë shumë të lidhur dhe shumë e dinë këtë gjuhë. Unë më shumë kam pasur marrëdhënie me Italinë, por tashmë po përshtatemi dhe me vendet e tjera. Akademia jonë po bëhet ndërkombëtare pasi dhe ato kanë pak a shumë tendenca si ne, gjithashtu studentet tona emigrojnë në shtete të ndryshme të botës dhe ne jemi përgjegjës ti ofrojmë çfarë kërkon tregu që ato ta ushtrojnë lirisht profesionin e tyre pasi kanë përfunduar akademinë tonë. Në këtë master class ne demostruam trendet e fundit të nuseve 2024. 

Advertisement

-A ndryshon shumë stili I tyre nga stili ynë, kemi çfarë mësojmë nga ato apo pak a shumë jemi në të njëjtën linjë?

-Jemi në të njëjtën linje, ato ndoshta janë pakte tek up më të forta, por dhe në tendencën sot e kemi tek ngjyrat pastel ose të errëta. Ishin teknika që ne I njohim por Ayse Hezer solli tek ne disa nga teknika më të fundit. 

-Sa e rëndësishme është që të jemi gjithmonë koherentë me teknikat më të fundit?

-Është shumë e rëndësishme sepse vajzat tek ne mësojnë dhe bëjnë praktikat, ne kemi kurrikulat dhe metodikën italiane dhe vajzat duhet të dalin të përgatitura për t’iu përgjigjur tregut të punës, të mësojnë make up për nuset Shqiptare, por edhe nga vendet e tjera të botës që tju përshtaten kërkesave të klientëve. 

-Ajo çfarë më bëri përshtypje është se edhe vajzat e mbuluara me shami mund t’a gjejnë veten pranë jush….!

-Absolutisht po, ne realizuam një nuse të mbuluar me shami që të mësohen teknikat se si duhet një make up për nuset e mbuluara, se cilat pjesë duhen theksuar më shumë apo më pak.

-Cili është avantazhi për studentët tuaj të cilët po ndjekin akademinë tuaj apo studentëve të tjerë të cilët duan të bëhen pjesë e kësaj akademie?

-E para është që programi të cilin ndjekin pranë nesh njihet në të gjithë BE,në Amerikë, Kanada, Australi dhe UK. Çdo çertifikim apo diplomë që marrin pranë nesh ju njihet  në të gjithë botën. Teknikat e punës të cilat ne I kemi në program janë më të avancuarat plus ne sjellim profesionistë të fushës me emër nga shtete të ndryshme për të parë nga afër se si funksionojnë këto profesione dhe në shtete të tjera dhe për të parë tendencat e tyre. Në pikat kyçe janë praktikat intensive.

-Regjistrimet 2024 – 2025 për studentë të rinj?

-Kanë filluar, kemi shumë të interesuar duke parë dhe profesionalizmin që kanë marrë dhe suksesin e viteve të tjera. Kemi futur dhe kurset e reja si asistentet dentar, kurset e kujdesit per moshat e treta, kurset për baby sitter. Për asistent dentar diplomat I marrin direkt në Itali, ne zhvillojme vetëm programin në Shqipëri. Ne jua sigurojmë  një praktikë tre mujore në Itali dhe kanë të drejtën e një diplome italiane. Për të gjitha kurset studentët tonë marrin diplomën direkt në Itali kjo është ajo çfarë na diferencon në tregun e kurseve profesionale. Çdo vajzë që jeton jashtë e di se sa vlerë ka diploma e tyre kur merret  në Itali. 

-Po bashkëpunimi me Gjermaninë?

-Me Z. Nico Pulia ne kemi filluar një bashkëpunim në Gjermani. Zotëria punëson vajza dhe djem atje, parukiere dhe berber. Ne  kemi bërë një marrëveshje ku ato kanë të drejtën të jenë të punësuar dhe të siguruar. Ka sallonet e veta në qytete më të mëdha në Gjermani ku ne I punësojmë nga Shqipëria dhe Gjermania, gjithmonë duke iu përshtatur teknikave të tyre të punës. Personat që dëshirojnë të punsohen do vinë tek ne të bëjnë trajnimet para se të punësohen  në Gjermani. Ne ju sigurojmë një vend pune që të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Bashkëpuntorët tanë kanë ardhur në akademitë tona dhe kanë parë studentët tanë nga afër se sa profesionistë dhe active janë dhe janë shumë të bindur për këtë bashkëpunim. 

-Ju keni dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e kurseve profesionale duke i orientuar shumë të rinj të ndërtojnë të ardhmen e tyre brenda dhe jashtë vendit. Sidomos për ato jashtë Shqipërisë diploma juaj ka qenë një bazë e fortë në tregun e punës.

-Absolutisht po, ne biles tani me datë 4-5 Qershor kemi 25 vajza ku marrin të drejtën e direktsionit Teknik dhe diplomimin në Itali. Gjithashtu me 30 Qershor dhe Korrik janë 30 studente të tjerë sepse estetika parukeria dhe berberia janë kurse të ndara me vete, janë licensa më vete dhe janë dy afate kur bëjnë trajnimet më vete në Itali. Unë jam dhe juri në shkollë kështu që shumë shpejt do na shihni në Puglia ku kemi bashkëpunimin me shkollën. Kemi emocione pasi duam të jemi në të njëjtin nivel me studentët Italian të cilët kanë ndjekur shkollën atje, por në do ja dalim sërish si çdo vit të japim rezultatet më të mira.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të jetosh në epokën e “INTELIGJENCËS ARTIFICIALE”! Nga Ermand Mertenika / Inxhinier Biomjekësor

Next Post

Letër zonjës Audrey Azoulay, Drejtore e Përgjithshme e UNESCO! Nga Zeno Jahaj

Advertisement