Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Më vuri unazë

– Kam parë në ëndërr ish-të fejuarin tim, sikur më vuri në qafë një varëse floriri që shkëlqente dhe në gisht, një unazë floriri. Përsëri e kam parë në ëndërr sikur unë i lutesha që të bashkoheshim, por ai nuk dëshironte dhe rrinte i mërzitur. Ju lutem, më ktheni përgjigje sa më shpejt. Faleminderit.

– E nderuar lexuese, një ëndërr e tillë shpreh edhe një lloj dëshpërimi brenda jush dhe dëshirën tuaj që të ribashkoheni me të fejuarin. Ju e doni akoma, prandaj shikoni ëndrra të tilla. Unaza e varësja janë simbole që tregojnë dëshirën tuaj për të pasur një lidhje serioze të fortë po me këtë person. Është premtimi i thyer në njëfarë mënyre nga ai. Ai jua ka vënë në dorë, por kam frikë se kjo ka lidhje thjesht me dëshirën tuaj për të qenë me të dhe ndonjë parashikim që të ndodhë vërtet një gjë e tillë. Unë ju uroj të bashkoheni, nëse është vërtet personi i duhur për ju.

Advertisement

 

Sheh ëndrra të frikshme

– Vajza ime ka afro një vit që shikon ëndrra të frikshme; sikur humbet në errësirë në vende të panjohura, i dalin arixhinj përpara që s’e lënë të kalojë rrugën për ku është nisur… Po kështu, sheh edhe lopë të shumta që i bllokojnë rrugën, ujë të pisët etj. Ka shumë frikë si në ëndërr dhe zgjohet shumë e frikësuar. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Nuk e di se çfarë moshe ka vajza juaj, por përgjithësisht, kur janë në faza rritjeje, njerëzit shohin ëndrra të tilla, sepse frika që kanë për çdo gjë në realitet, shfaqet në këtë mënyrë nëpër ëndrra. Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, përveçse tregon ankthet apo frikërat e ditës. Ndoshta ëndrra të tilla tregojnë se ajo ka nevojë për dikë që të këshillohet dhe të jetë më e hapur. Ju mund ta pyesni si shoqe se çfarë e shqetëson atë, sepse duhet të ketë patjetër diçka që e mërzit vajzën tuaj që sheh ëndrra të tilla me frikëra. Gjithë të mirat!

 

Më qëlloi me automatik

– Pashë në ëndërr sikur isha me vëllain e xhaxhain tim. Ai më qëlloi me automatik mua dhe vëllain, me breshëri. Unë rrëmbeva vëllain, u shtrimë në shesh dhe nuk na zuri asnjë plumb. Unë i thashë xhaxhait: “Vërtet më qëllove?”. Ju lutem, më shkruani ç’do të thotë?

– Një ëndërr e tillë tregon konflikte brenda familjes dhe në fis. Keni gjëra të lëna pezull dhe të pasqaruara. Ju kërkoni me patjetër një shpjegim të çdo gjëje dhe kundrejt personave që keni parë në ëndërr, por nëse gjendja e tensionuar që keni nuk është prej jush, duhet të qëndroni pak indiferente dhe nëse dikush ka për të sqaruar diçka, le të vijë vetë. Ju qëndroni e qetë dhe larg debateve, ky është paralajmërimi i ëndrrës suaj. Në këtë mënyrë, do të shmangni thyerje të tjera brenda fisit apo familjes. Qëllimi me breshëri, janë fjalët e debatet e drejtuara ndaj jush, prandaj ju themi të qëndroni gjakftohtë dhe të mos përziheni.

 

Kapelet

– Ju lutem, a mund të më tregoni ç’do të thotë të shohësh në ëndërr kapele? U bënë disa ditë që shoh sikur blej kapele, sikur i vë në kokë etj. A ka ndonjë kuptim, apo jo?

– Kapelja, në shumë raste, përfaqëson angazhimin, ndonjë udhëtim apo edhe ambiciet tuaja për pasuri. Veç kësaj, tregon që ju po i fshihni diçka vetes ose dikujt shumë afër jush. Gjithsesi, një ëndërr e tillë është pozitive për të ardhmen tuaj, tregon që keni një karakter të fortë dhe dëshironi të arrini gjithçka që dëshironi.

 

Fluturoja me lehtësi

– Kam parë në ëndërr sikur po i thoja familjes sime: “Shikoni si fluturoj unë!”. Fluturoja shumë lart në qiell dhe kisha një lehtësi shumë të madhe kur i lëvizja krahët e shijoja çdo gjë. Po kështu, ëndërroja duke zbritur shumë lehtë. Pra, e gjithë ëndrra ishte shumë e lehtë dhe e bukur, përgjithësisht.

– Fluturimi, sidomos në një ëndërr të tillë, përfaqëson lirinë dhe sidomos kur ndodhesh mes situatave që duket sikur ju kufizojnë. Fakti që keni fluturuar me lehtësi, duke shijuar çdo gjë, tregon se jeni në krye të çdo situate dhe vështirësie që keni hasur kohët e fundit. Domethënë, do t’ia dilni mbanë dhe do të dilni e fituar. Për këtë, do të ndiheni krenare. Edhe familja juaj që duket sikur nuk ju vlerëson aq sa duhet, do të shikoni që është me ju.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (5) View Comments (5)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Italia

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement