Prej disa kohësh është kthyer në një nga llogaritë më të ndjekura dhe më të kërkuara në rrjete sociale.
@ksamil_albania llogari që numëron 136 mijë ndjekës në instagram dhe që po rriten dita ditës është kthyer në busullë orientuese për të gjithë pushuesit që zgjedhin rivierën jugore, e konkretisht Ksamilin për të kaluar ditët e tyre të verës.
Ksamili, fshati turistik jugor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, është kthyer në Maldivet shqiptare dhe për këtë meritë kanë edhe rrjetet nën emrin Ksamil Albania për promovimin e asaj parajse tokësore.
Administratori i këtyre llogarive Xhuliano Hamzaj shprehet i lumtur për audiencën që kanë këto profile sepse nuk kanë të bëjmë vetëm me ndjekjen e një profili në instagram, facebook apo tik tok, por me ndërveprimin që ka dhe me rezultatet.
Fakti që Ksamili është bërë i frekuentuar dhe investimet janë rritur duke pasur kështu mundësinë që përmes botës virtuale të prezantohet anembanë dhe të kthehet në reale kur turistët vizitojnë Ksamilin. Vetëm pak ditë më parë në Times Square, New York u shfaq një video e shkurtër reklamuese për Ksamilin, duke i ftuar të gjithë që të vizitojnë këtë mrekulli të rivieres shqiptare. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë këtë video dhe më pas u bë virale.
A mund të themi që Ksamili është kthyer në destonacionin e ëndrrave?!
Ndiqni këto llogari dhe do e vërtetoni çdo ditë e më shumë
https://instagram.com/ksamil_albania?igshid=Y2I2MzMwZWM3ZA==
https://www.tiktok.com/@ksamil_albania?_t=8e3oOFRzKic&_r=1
https://www.facebook.com/visitksamilalbania?mibextid=LQQJ4d