Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si do të quhej halla po të kishte ko….e !!!  Nga Agron Berdaj

Kohët e fundit janë shtuar si tepër, hipotezat,parashikimet,hamëndësitë,prognozat,bastet,zbërthimi i figurave në filxhanet e kafesë. Të gjithë për të parashikuar fatin tragjik të PD-së. I bëjnë këto,ata që ndjejnë vërtetë dhimbje për gjendjen mjerane të PD-së,të cilët e vlerësojnë opozitarizmin dhe opozitën, si vlerë dhe aset kombëtar, pa të cilën demokracia vihet në rrezik.Por, jo pak fantazojnë edhe ata,që e shikojnë problemin si sport,si lojra fati, sa për të kaluar kohën,meqënëse edhe bastet kanë qënë gjysëm ilegale. Parashikime,jo në pak raste bëhen edhe si diversion ndaj opozitës,që gjendja e saj të shkojë keq e më keq,për të siguruar qeverisje autoritare e egocentriste.Por,më keq akoma,kur hamëndësi dhe parashikime bëhen edhe nga brenda këtij subjekti politik, që duke e parë PD-në,si tokë djerë, si një kalë i ngordhur,ata mundohen ti heqin patkojtë,për t’u legalizuar si pronarë të saj. 

E vërteta është, se profecitë e bëra për PD-në,si dje edhe sot,nuk janë shumë të sakta. Kështu ndodh,kur gjendesh në një botë kaotike, si ajo e PD-së.Atje nuk ka rregulla dhe parime,ku ligjin e bën xhungla, ku sundon anarkia dhe diktatura e njëshit.Ndaj edhe parashikimet,teoria e statistikës,analiza e gabimeve dhe propabilitetit,rreth fatit të PD-së,pothuajse dalin të pa sakta. A nuk  ndodhi kështu me profecinë politike të  Kasëm Trebeshinës, ditët që po lindte PD-ja. Në vitet 90-të, duke parë se në PD, po zbatoheshin ligjet e rrugës,kurthet dhe prapaskenat,në kundërshtim me të gjitha normat dhe parimet e demokracisë,ai pohoi se” foshnja po lindte e vdekur”. Por,parashikimi i tij, ishte pjesërisht i saktë. Në të vërtetë te krijesa që po lindte kishte vdekur pjesa e demokracisë,por jo vete krijesa.Krijesa që lindi ishte si një përbindësh,anormal,i egër dhe vrasëse. Në këto 32-vjetë,pasojat e saj,i ndjeu Shqipëria  dhe  demokracia e shumëprtitur në vend.Po këtë fat pati edhe profecia e politikanit dhe eruditit Namik Hoti,kur përshkruan natyrën e egër të diktatorit Berisha,që kishte uzorpuar pushtetin,në kundërshtim me parimet e demokracisë. Pohimi i tij i sinqert,figurativ dhe popullor ishte se bajraktari Berisha,”rrëzohet nga kali i pushtetit vetëm me pushkë”. Por, edhe ky parashikim nuk doli i saktë. Saliu e vrau dhe e mbyti në gjak popullin,por populli nuk e rrëzoi dot atë nga pushteti, qoftë edhe me pushkë. Populli vrau kalin, por jo Berishën,gjakosi veten me armë, por e ringriti qoftëlargun, në majë të kalit të pushtetit me vota.

Advertisement

Një detë i tërë hipotezash dhe trillimesh,po zhvleftësohen gjithnjë e më shumë,edhe sot,ne lidhje me PD. Sikur Berisha të ishte pak më pak diktatorë dhe vrasës,thonë disa,PD-ja,nuk do të kishte përfunduar në këtë gjendje mjerane.Apo, sikur thotë një kategori tjetër, burrëria e Lulzim Bashës,të ishte një gradë me e lartë se e një adoleshenti,opozita do të ishte e fortë dhe e bashkuar.Ka që e shpien fantazinë e tyre edhe më tej,në botën e përtejme.Sikur të mos ishte vrarë,i ndieri Sokol Olldashi,thonë ata, sot do të kishim një PD,në pushtet. Edhe mundet,por ky personazh,nuk vinte nga qielli për t’i sjellë udhëzimet magjike PD-së,si ajo, të shpëtonte nga ferri ku kishte rënë. Keqardhje si person, por ai u aksidentua në malin e Kërrabës,jashtë orbitës së partisë,dhe as si misionar i saj. Se në cilën oficinë ishte përgatitur tragjedia e tij, kjo  ka mbetur në errësirë.Enigmën rreth ngjarjes nuk e shpjegoi as edhe bjondja lozonjare,e ndodhur në makinë, dhe që i shpëtoi aksidentit.Pra,nga të gjitha këto nuk kuptohet se i ndjeri Olldashi,ishte pishtarë i demokracisë,që pas vdekjes duhet të kthet në simbol e flamur i PD-së,apo thjeshtë ai ishte  parardhësi i Shukriut të Dibrës, dhe Gjicit të Kukësit,por më i zgjuar dhe më dinak se këta muzhikët e PS-së,që nuk i kontrollojnë emocionet seksuale,as në zyrat e shtetit,as pranë mullarëve të barit,apo në cepat e rrugës.Ndërsa Olldashit edhe pse vdekja u përpoq tja zbulonte enigmën, por miqët dhe shokët,organet që përgjigjen për zbulimin e krimit,thuhet se ja mbuluan zullumin.Dëgjohet sot të thuhet se Basha,edhe pse është e “keqja më e vogël”, duhet të kthehet në drejtimin e PD-së.Po a mund të pranohet se ringjallja e PD-së,e sëmurë rëndë nga degjenerimi dhe përçarja,të realizohet me modelin e së keqes. Nga ky propozim del se ilaci i rekomanduar,nga militantët e Bashës,rezulton të jetë më i keq se vetë sëmundja.Fakti që PD-ja,nuk ka fuqi të përjashtoi nga riorganizimi i saj si të keqen e madhe dhe atë të vogël,njëherazi të gjitha të këqiat e saj,nuk e meriton të jetë parti demokratike.

 Pra,Berishët,Bashët, Olldashët dhe deledashët e tjerë të këtij subjekti politik,vështirë se do të ishin ilaçi i duhur për ta shpëtuar PD-në nga gjrndja e komës ku ka rënë. Të gjitha hipotezat e ngritura në ndihmë të shërimit të PD-së,do të  kishin vlerë nëse gabimet e këtij subjekti politik do të ishin,rastësore, teknike, se drejtuesit e saj, nuk kapën kohën,apo ritmet e zhvillimit, pra thjeshtë gabuan në taktikat e organizimit dhe drejtimit të partisë. Por, gabimet dhe fajet e udhëheqjes të PD-së,në këto 32-vjet,janë tronditëse,ulëritëse dhe vrasëse. Ato janë gabime strategjike dhe jo taktike,me kosto të pa riparueshme,politike ,morale dhe ekonomike,për shoqërinë shqiptare.PD-ja,është një parti që as edhe një çast të vetëm në jetën e saj politike,nuk ka qënë aspak demokratike.Shiko me vëmendje bazën e saj sociale.Ajo,edhe pas përmbysjes së komunizmit,që nuk ishte aspak meritë e saj por e popullit dhe rinisë studentore ajo,nuk u diferencua, nga hajdutët,vrasësit,antikombëtarët,të rekrutuarit e shërbimeve sekrete të huaja, përdhunuesit e femrave, komunistët ekstremist konservator, servilë dhe lëpirës që e rrotullojnë kokën si luledielli,nga shkonte pushteti.Në vendet e tjera,ku edhe atje u ndryshua sistemi, kategoria e të inkriminuarve u shmangën nga drejtimi dhe politika,duke nxjerrë në ballë demokratët e vërtetë,intelektualët e vërtetë, të persekutuarit,etj.Ndërsa në Shqipëri ndodhi e kundërta, kategoria e të inkriminuarve rrëmbyen  pushtetin,ata u inkurajuan nga politika,u veshën me autoritet ligjor, duke përzënë  nga partia dhe  qeverisja e vendit,pjesën idealiste me shpirt dhe aspirata demokratike.Kjo është një nga shkaqet që në Shqipërinë postkomuniste,ende nuk ka mbaruar tranzicioni, ku lulëzoi krimi, trafiqet, vazhdimi i një luftë të re klasash,ku ligji u zvëndësua me kanunin e Lek Dukagjinit, ku u bë tjetërsimi i pronës,etj. Te ne ndodhi që një diktaturë u zëvendësua me një diktaturë tjetër. Hajduti i dënuar për vjedhje,u bë drejtor në  fabrikën ku kishte vjedhur. Mësuesi që ishte dënuar nga ligji se kishte përdhunuar nxënësen e klasës ku jepte mësim,pushteti i ri e emëroi atë drejtor, po në shkollën ku kishte kryer krimin.Shpifësi dhe intriganti që ngrinte akuza dhe pretenca të paqena,ndaj qytetarit të thjeshtë emrohej kryetarë gjykate.Vrasësi i dokumentuar dhe i dënuar si kriminel i rrezikshëm, gradohej si  shef rendi. I dënuari për vjedhjen e ushqimeve në një spital, caktohet drejtori  i institucionit. Përballë këtij realiteti tronditës dhe poshtërues për demokracinë e vërtetë liberale,a mund t’u besohet hipotezave  skolastike, apo recitimeve folklorike të tipit, ”sikur të ishte kështu, apo ashtu,mbrekullia shqiptare do të kishe ardhur”, ”sikur ky apo ai politikan të ishte pak më pak hajdut nga sa ishte në të vërtetë,populli do të hante me lugë floriri”,se “sikur këta apo ata politikanë  të mos ishin përfshirë nga stuhia erotike,në momentin që u kapën,gjendja e partisë do ishte ndryshe”,e gjepura të tjera si këto.

Pa analizuar thellë se pse PD-ja i ka humbur lidhjet me popullin në këto 32-vite,vështirë se do të kemi ringjallje e saj. Kjo forcë politike është treguar barbare,gjakatare,hajdute pronash,shkatërruese institucionesh,ka shkelur sigurinë dhe sovranitetin e vendit,ka instaluar një sistem të korruptuar drejtësie,aq sa edhe SHBA dhe BE,e kanë të vështirë ta çmontojnë atë. Ata, shtetin e të drejtave të njeriut e zvëndësuan me bajraqet dhe normat zakonore të feudalizmit. Qarkullimin e elitave e panë si  neopotizmin.Sistemin demokratik të zgjedhjeve,e tjetërsuan me vjedhjen dhe shkatërrimin e sistemit zgjedhor. Ligjet e ekonomisë së tregut i drejtuan të   korruptuarit,bosët e trafiqeve dhe mafia ekonomike dhe politike e vendit. Fjalën e lirë e zvëndësuan me të drejtën e shpifjeve dhe të intrigave.

Duke harruar së pse PD-ja,u nda në particka e fraksjone,sot naivët politikë kërkojnë ti ribashkojnë në mënyrë mekanike, copëzat e mbetura.A e kuptojnë këta kumbarë,si prej dordoleci ,se ky është një misjon i dështuar.Partickat nga radhët e PD-së,nuk u shkëputën për cështje parimore që buronin nga natyra demokratike e partisë,por nga imoraliteti dhe prostitucioni politik në radhët e tyre,për më shumë hegjemoni dhe influenca, për ta kthyer partinë në pronë private,në mbrojtje të krimeve të elitës politike. A keni vënë re, pendime dhe ndjesi në mes këtyre partiçkave,për t’u distancuar nga rebelimet civile dhe ushtarake, grushte e shtetit, masakra e 97-tës, ku mbetën të vrarë mijëra viktima,kur  dogjën dhe shkatërruan Shqipërinë,sa herë PD-ja ka qënë në pushtet. A nuk ishin kryetarët dhe stafet drejtuese të këtyre partiçkave,që dje si forca paramilitare,dogjën dhe shkatërruan Shqipërinë.A nuk ishin ata që alternativat demokratike e paqësore, i panë si shkolla lufte, për azgjesimin e opozitës. A keni dëgjuar që drejtuesit e fraksioneve të dala nga PD-ja,të thonë ndonjë gjë më tepër për Sali Berishën,veç termit stamp, se e ka nxjerrë “non grata”,Amerika dhe kaq. Por, pse Amerika e ka nxjerrë”non grata”Berishën, dhe ata, nuk guxojnë të thonë asgjë më tepër për krimet e tij. Nuk thonë dot asgjë për krimet  e bëra nga Berisha, pasi ata kanë qënë pjesmarrës në ato krime,vetë veglat me të cilët  Qoftëlargu i kryente ato.Të gjithë ata janë edukuar në  shkollën antidemokratike të  berishizmit,janë pasuruar nga anarkia berishiste,kanë bërë karrierë nga masakrimi i sistemit të vlerave të  kryer nga ushtria berishjane,se ata kanë qënë në vijën e parë të revolucioneve dhe kundërrevolucioneve donkishoteske,të frymëzuara nga babai i tyre shpirtëror dhe politik,feudali Berisha.

Por, a mund të ndodhë një ribashkim i PD-së, mbi gërmadhat e krimeve të kryera prej saj.Vështirë se do të ndodhi.Vetë zoti të zbresi në tokë dhe të bëhet kryetar i asaj partie,nuk do ta ndaloi dot përcarjen e mëtejshme e cila ka gjase të vazhdoi gjatë.Një kataklizëm nga Zoti,në hapsirën e këtij subjekti politikë do ta ndihmonte PD-në.Nëse vetë zoti do të kujtonte dhimbjet e tij,në kohën e ringjalljes,nuk do ja kursente PD-së,rithemelimin,me kushte dhe programe të rrepta seleksjonimi dhe përzgjedhje,me doktrina dhe njerëz të rinj.Ndryshe kjo parti do të zvarritet ne shkretëtirat pa fund. Ajo do të mbetet një amalgamë,as mish dhe as peshk, as femër dhe as mashkull, si gjini asnjëanëse, apo si deledash.Ndryshe nga halla që po të kishte ko…e,do të quhej xhaxha,ndërsa gjinia e PD-ja,do të mbetet enigmë…..Ndoshta ka ardhur koha të krijohet opozita e vërtetë,e njohur nga historia Shqiptare.

Agron BERDAJ        

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë në moshën 53 vjeçare

Next Post

The Impact of Minimalism on Modern Lifestyle Choices

Advertisement