“Të gjithë ëndërrojne të jenë artistë të mëdhenj derisa vjen koha të bëjë punën që bejnë artistët e mëdhenj”
Artistja e madhe e artit pamor Besa Dauti, gjithçka qe vë në zbatim është vlerësim dhe përkushtim që po i sjell çmime të mëdha. Kujtojmë këtu, vitin e kaluar në 2022, kohë kur u kthye nga Italia me çmimin e parë ne pikturë edhe kete vit veprat e saj po marrin flake ne përurimin mbretëror te ekspozitës prestigjioze “Artisti d’Italia” Orangerie/Villa Reale di Monza me njeriun e madh të artit botëror Vittorio Sgarbi, ekspozita u hap edhe nga kryebashkiaku i Monzës Paolo Pilotto me nderime dhe protokoll të lartë sigurie dhe me një sukses të fuqishëm dhe befasues pasi u pershendet edhe nga Presidenti italian z.Sergio Mattarella!
Të përjetosh një ekspozitë të madhe të klasit botërorë italian eshte nje pervojë e jashtezakonshme artistike si dhe një çelës i madh per te hapur horizonte te reja sepse kjo ekspozite rezulton ne nje liber te perbashket ku permblidhen te gjitha veprat qe ekspozohen gjate ketij sesioni të hartuar dhe te nenshkruar nga Vittorio Sgarbi i cili do te jete ne doren e publikut per te bere zgjedhjen e tyre.
“Kjo për mua ishte nje sadisfaksion sepse prezenca ime ne kete liber ngre me larte artin tim dhe kjo nuk u arrit pa perkushtimin tim profesional, për të fituar vlerësimet nga njeriu i kulturës Vittorio Sgarbi autor i shumë librave të njohur botërorë të artistëve të mëdhenj si Caravaggio,Leonardo Da Vinçi,Rilindja Italiane etj.,kritik arti botëror i licensuar,politikan i njohur dhe mbështetës i artit/politikës së ish -kryeministrit të ndjerë italian Silvio Berluskonit,mik i afërt me artistin e madh George Clooney,Armani dhe shume emra te njohur boterore,mbikqyrës i artit në Romë,personalitet i njohur televiziv italian,President i Muzeut te Artit Modern dhe bashkëkohor të Trentos dhe Roveretos,kurator i Pavionit Italian në Bienalen e Venecias,anëtarë i Parlamentit Italian ,anëtarë i kabinetit për kulturën,artin dhe sportin në qeverinë bashkiake të Milanos si dhe sekretar ne Ministrinë e kulturës në Itali etj…”u shpreh artistja Dauti.
“Momenti emocionues që shijova dialogun përballë tij; (fjala e Vittorio Sgarbit per dy veprat e mia te ekspozuara ne pallatin mbreteror Royal Villa Monza)-vijon më tej Besa!
Nga fjalimi i Sgarbit për artisten shqiptare:
“Leonardo da Vinçi është shprehur:”Askush nuk mund të ketë mjeshtëri më të vogël apo më të madhe ,sesa mjeshtëria e vetvetes” dhe un ketë shoh në Trëndafilat e Besës zhvillimin personal të saj sepse pa zhvillim personal është si të ëndërrosh për të pasur një kopsht të bukur por jo të mbjellësh farë dhe me këtë ajo vuri pasuri nga kjo ide për të rritur vlerën vetvetes!
Trëndafili është dhe do të jetë bashkëkohor sepse ekziston,sepse jeton në të njejtën kohë me shpirtin e saj dhe veprat e saj dhe e cila vazhdon të jetojë sepse ndjeshmëria e kohës sonë i ka kthyer të gjitha kuptimet dhe rëndësinë e veprës së saj ku më së miri artin e kupton,e interpreton, dhe në këtë ekspozitë të madhe këtu në parkun e njohur të Trëndafilave në Royal Vila në Monza mer flakë me veprat e duke ndezur me ngjyrat e saja ku tregon që ka punuar fuqishëm me një proces të pandërprerë që mund të mar vite mjeshtërie në pikturë,në sakrificë,gëzim,vuajtje,raskapitjen dhe dëshirat e saja,zbatimi krijues të realizohen në at nivel që të lëviz botën!!
Veprat e krijuara me Trëndafila kanë shpirt të dyfishtë,një enigmë e lashtë dhe moderne sëbashku,shprehje e një gjuhe të kulturuar dhe shumë të rafinuar me aftësi për të treguar bukurinë e përjetshme!!
Artistet e medhenj nuk jane vetem ne muzete shteterore, ,ne galeritë kryesore te njohura ne ShBA apo në Rome e Milano… Artistet e medhenj jane edhe mes nesh dhe Besa paraqet një mundësi të pashoqe për publikun për t’u njohur me veprat e saja !!Successo nella tua creatività altamente sviluppata, Besa, grande artista!!”
Vittorio Sgarbi
“Befasia e kendshme e asaj dite të mrrekullueshme , në betejën nga simpatia e publikut isha e privilegjuar që isha e ftuar nga njeriu i madh Vittorio Sgarbi ti bashkohem vizites për t’i hedhur një sy privat sallonit ku ruhen vepra te famshme te artit italian mbrenda Pallatit mbreterore Royal Vila Monza me një ekip ekspertesh te laboratorit te artit italian dhe delegacionin e tij të kulturës dhe politikës!”-: mbyll rrëfimin e saj artistja e mirënjohur Besa Dauti të cilën shumë shpejt do e kemi në një intervistë të detajuar!