I bërë i famshëm nga rrjetet sociale për mënyrën e hedhjes së kripës në mish, Nusret Gökçe pati shumë sukses duke shtuar numrin e restoranteve të tij, ndërsa faturat super të shtrenjta bënin herë pas here xhiron e rrjeteve sociale.
Por duket se periudha e artë po mbaron për shefin e njohur si Salt Bae. Kasapi turk, u bë një sensacion në rrjet dhe lëvizja e tij e famshme i siguroi 52 milionë ndjekës në Instagram, por duket se në një nga tregjet më konkurruese të restoranteve në botë – New York City, nuk e pranoi. Atje ai nuk mundi ta mbante të hapur zinxhirin e restorantëve të tij.
Nusret Gökçe lindi në Paşalı, një fshat në provincën Erzurum të Turqisë, në vitin 1983, ku u detyrua të linte shkollën në moshën 12-vjeçare për të filluar të ndihmonte babain e tij, i cili punonte si minator. Pas një udhëtimi pune në Argjentinë, ai hapi restorantin e tij të parë në Stamboll në moshën 27-vjeçare, në të cilin ai pretendon se bëri 4,500 £ që në ditën e parë.
Me investime nga biznesmeni turk Ferit Sahenk, ai u zgjerua në Ankara, Dubai dhe Doha, duke krijuar zinxhirin e steakhouseve luksoze Nusr-Et. Gökçe, megjithatë, u bë i famshëm pasi një video e tij duke spërkatur kripë në mënyrë të veçantë u bë virale në janar 2017. Ishte kjo video që i dha kasapit turk pseudonimin Salt Bae, e me hashtagun e ti #SaltBae u bë trend në Twitter.
Sensacioni i ri i internetit tërhoqi vëmendjen e shumë të famshmëve, të cilët u mahnitën nga video dhe vendosën ta shihnin Gökçen në veprim. Leonardo Di Caprio vizitoi restorantin e tij në Dubai një muaj më vonë në shkurt 2017 dhe shefi i kuzhinës shpejtoi ta dokumentonte atë në mediat sociale. Një vit më pas ai hapi restorantin e tij të parë në SHBA. Në vitin 2022, ai kishte 22 restorante në vende të ndryshme nëpër botë, nga Nju Jorku në Londër, Dubai dhe vende të tjera ekzotike.
Shumë, në intervale, panë të vërtetën pas reputacionit të shefit të kuzhinës dhe stilit të gjallë të jetesës që ai shfaqte. Salt Bae Burger, i quajtur dikur restoranti më i keq në qytetin e Nju Jorkut, u mbyll disa ditë më parë dhe la pas një tabelë që thoshte se po zhvendoset në një vend të ri. Mbyllja e Salt Bae Burger është rezultat i ecurisë së vështirë të restorantit në New York City gjatë tre viteve të fundit.
Shumë kritikë po parashikojnë se Salt Bae do të zhduket nga skena e restoranteve.