Një mesazh i veçantë që duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve!
“Banka e gjakut.
.
.
.
Banka e gjakut, kështu quhet vendi ku t’i shkon dhe dhuron gjak për të njohurit, familjarët, miqtë. Pra, është një vend ku nëse nuk të bien halli, nuk ke si t’a njohësh.
Unë kam dhuruar gjak, ndër vite, nëpër sheshe kur janë bërë organizime apo thirrje.
Në shesh ka shumë njerëz.
Vijnë shumë. Ndoshta dikush dhe i gjykonte duke i vendosur në siklet se përse me foto. Edhe unë nuk doja atëhere, por përgjigja më bindi disi : Ndoshta sepse duke e postuar të gjithë, mund të ndërgjegjësojmë edhe të tjerët. Kështu, dje, vajta në Bankën e gjakut. Ndryshe nga sheshet, atje nuk kishte shumë njerëz. Ishim fare pak. Gjeta dy. U bëmë tre . Më pas erdhi dhe i katërti. Kaq!
Dikush kishte nënën.
Dikush tjetër femijën. Një tjetër kushëririn.
Jeta na merr në vrapin e saj dhe harrojmë atë pjesë që ekziston dhe shumë madje.
E nis nga vetja.
Kisha disa vite që nuk dhuroja gjak dhe dje aty brënda mu duk vetja shumë egoiste.
Të dhurosh gjak, do të thotë të ndihmosh dikë që ka nevojë, që ndoshta po lufton me jetën. Mbi të gjitha, të bën mirë dhe ty dhe nuk flas nga ana shpirtërore jo, flas edhe nga shëndeti jot.
Gjatë kohës që me stafin e QSUT-së prisnim të kryhej, familjarët shpesh vinin e trokisnin në derë për …..gjak ! Kërkesë kjo që në të përditshmen tonë nuk para e ndeshim ( Amin Zotit ).
Dola nga aty me premtimin që do të rikthehem sërish. Uroj që ky status të ndërgjegjësojë sado pak miqtë e mi këtu në rrjete sociale. 🙏❤️”-mbyll mesazhin regjisorja Doresi!