Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
E para belly dancer në Shqipëri
VEDAT ADEMI: Nëse politikanët do ishin këngëtarë…
Vaksina kundër varësisë ndaj heroinës

VEDAT ADEMI: Nëse politikanët do ishin këngëtarë…

Tregu muzikor ishte plot dhe
prapë kaq bosh, derisa u
shfaq ai. Është ndër të paktat
raste kur këngët, melodi të të
cilave na tingëllojnë ende si
t’i kishim dëgjuar dje, nuk
vijnë për t’i zënë vendin
tjetrës, por për t’ju bashkangjitur
një zinxhiri të bukur
“perlash”. Ja, pse ende pa u
zbehur jehona e “Ke harruar”,
ai lajmëron për një tjetër
hit dhe nëse e thotë ai është e
sigurt, sepse në talentin e tij
(bekim nga Zoti) mund të besosh
symbyllur, mjaft që të
mbash veshët dhe zemrën
hapur.
-Vedat, urime! Kënga “Ke
harruar” është një tjetër surprizë,
një tjetër punë artistike e
sjellë bukur. Çfarë të tërhoqi
drejt produksionit të Ermal
Mamaqit këtë herë? Çfarë kishte
ndryshe?
-Shumë faleminderit. Është një
projekt vere, i planifikuar dhe i realizuar
pikërisht për këtë sezon.
Vetë kënga është ajo që bën të jetë
ndryshe, pavarësisht produksionit.
-Duhet thënë se ti je ndër ata
që sjellin gjëra të bukura në këtë
vend. Kjo shpjegon edhe numrin
gjithnjë në rritje të admiruesve
të tu që Mamaqi i quan
Vedatdashës. Çfarë përpiqesh të
bësh për ta mbajtur këtë vend
“nderi” në muzikë?
-Sërish, faleminderit! Përpiqem
të sjell gjëra të bukura për të gjithë.
I falenderoj edhe fansat që më
qëndrojnë besnikë dhe më ndjekin
kudo, në të gjitha llojet e mediave
e më gjerë. Gjithmonë përpiqem të
vë publikun në rend të parë, duke i
kënaqur ata me interpretim, muzikë
të mirë dhe tekste të mira. Sigurisht,
përpiqem të jem vetvetja
edhe në muzikë.
-Nëse do të vendosje të vije
ndryshe në muzikë, me çfarë do
të kishin të bënin këto ndryshime?
-Të vish ndryshe në muzikë, kërkon
material të ndryshëm muzikor nga ato
që ke pasur deri më tani dhe sigurisht
të jetë po aq i bukur. Por duhet që kur
ta dëgjojnë njerëzit të indentifikojnë
sërish Vedatin…
-Kënga është tingull dhe
fjalë, formë dhe përmbajtje. E ke
patur të vështirë harmonizimin
e të gjitha këtyre?
-I falenderoj bashkëpunëtorët e
mi dhe sigurisht të gjithë ata që më
mbështesin në projektet e mia, duke
më dhënë hapur kritikat dhe pëlqimet
në mënyrë që të gjithë komponentët
të jenë të suksesshëm. Të
harmonizosh një projekt është e vështirë
nëse nuk ka bashkëpunëtorë të
mirë, por deri tani i kam patur ata e
jam tejet i kënaqur me të gjitha pjesët.
-Muzikë e gëzueshme dhe
vargje të trishta, apo vargje të
gëzueshme dhe muzikë e trishtë?
-Nuk ka muzikë të trishtë, apo
vargje të trishta për mendimin tim,
por fjalët dhe tingujt që krijojnë
gjendje të tilla emocionale që të gëzojnë
dhe kujtojnë gjendje të tjera
të mëparshme, të ngjashme.
-Ka ndodhur të ketë triumfuar
një këngë tek e cila nuk ke besuar
fort fillimisht?
-Në çdo këngë kam besuar dhe
kjo është arsyeja që investoj tek
secila prej tyre. Surpriza është tek
fakti sa mirë pritet që në fillim dhe
në vazhdim.
-Madhështia dhe talenti shkojnë
gjithnjë bashkë?
-Talent, talent, punë, punë,
madhështia vjen më pas.
-Një bashkëpunim i munguar?
-Nuk e di nëse mungon ndonjë
bashkëpunim. Gjithmonë, në varësi
të projekteve muzikore ka edhe
bashkëpunime.
-Çfarë idesh të vlojnë në
mendje këto kohë?
-Këngë të tjera për të bërë albumin
e dytë, pasuar me një tur
koncertesh me këngët e reja, etj, etj.
-Pa çfarë gjërash, jeta do të
të dukej një marrëzi e papërballueshme?
-Pa familjen time, dashurinë e
tyre dhe mbështetjen tek ata.
-Çfarë merr në konsideratë
kur bëhet fjalë për të marrë vendime?
-Konsideroj ndikimin që do të
ketë tek familja.
-Më i rëndësishmi që ke marrë
ndonjëherë?
-Të largohesha nga shtëpia,
Mitrovica, e të jetoja e punoja në
Tiranë.
-Çfarë bën për t’u argëtuar
kur nuk je duke punuar?
-Jam në çdo kohë me djalin.
-Biznesi, një mundësi për t’u
parë?
-Sigurisht që po, gjithmonë është
një mundësi për t’u parë.
-Cilat janë 3 data të rëndësishme
biografike për ty?
-Ardhja në Shqipëri për herë të
parë në tetor 2003, njohja më e
madhe me publikun me këngën “Më
Mashtruan Sytë” në Top Fest më 4
Qershor 2007 dhe prezantimi i albumit
tim të parë “Koha s’kthehet”
në shkurt 2011.
-Çasti më i lumtur kur je në
familje?
-Kur djali është në duart e mia
dhe fle ngjitur meje. Kur Dorela më
kujton porositë që duhet të bëj dhe
kur mami më pyet se çfarë gjërash
të mira të gatuajë për mua.
-Kënaqësia më e madhe e të
qënit prind?
-Të dëgjoj Jon Art që më thotë
“Dati, Dati, Dati” kur sapo është
zgjuar vetë dhe do të më zgjojë edhe
mua duke më thirrur vazhdimisht.
-Tani që je baba, si e kujton
babain tënd?
-E kujtoj gjithmonë babain në
çdo gjë që bëj me Jon Art. Dua që
Jon Art të jetë krenaria ime, ashtu
sikurse unë doja të isha për babain
tim, njeri i dashur dhe profesor i
nderuar.
-Sot a ka diçka për
të cilën ua dëgjon
fjalën prindërve?
-Ua kam dëgjuar
gjithmonë fjalën atyre.
-E ke patur prej
tyre lirinë edhe për të
gabuar?
-Sigurisht që po, ata
më kanë mbështetur,
por edhe më kanë lënë
të lirë dhe s’më ndërhyjnë
në vendimet e
mia.
-Fjala më e fundit
që i është shtuar fjalorit
të djalit?
-Lati, Lati është fjala për
këngën e tij të preferuar “Get
Lucky”.
-Ç’fjali do ta përmblidhte historinë
tënde të dashurisë?
-Historia ime e dashurisë është
ajo e dashurisë së dy personave dhe
asgjë më ndryshe se historia e dy
personave të tjerë. Dashuria dhe
lloji i përkushtimit që kemi, është
ajo që e bën të veçantë secilin.
-Martesën nga divorci, çfarë
i ndan?
-S’e di, s’e kam shumë idenë
çfarë ka divorci, kjo edhe sepse
njoh pak njerëz të divorcuar. Por
martesa është një institucion që
bashkon dy persona dhe i bën ata
të pandashëm.
-Cila është fjala që është
shpikur për ty?
-Nuk e di nëse ka fjalë të
shpikur për mua… Kam disa nofka
me të cilat më thërrasin si “O
bos” për shembull, midis njerëzve
që njoh mirë sigurisht. Nëse ka të
tillë ma thoni edhe mua…
-Nëse nuk do të ishe Vedati
që njohim sot, si do të të njihnim
ndryshe?
-Nëse nuk do të isha i njohur
dhe i famshëm, si ky që jam do të
isha sërish. Kjo është mënyra se
si Perëndia ka dëshiruar që unë të
jem.
-Çfarë mendon për globalizimin?
-Ka të mirat dhe të këqijat e
veta. Ka shumë gjëra që do të doja
të ishin të vendit më cilësore për
të mos i importuar. Por kur shijoj
shalqinin pa fara, ushqimin meksikan,
etj, është kënaqësi më vete.
-Nëse të gjithë politikanët do
të ishin këngëtarë, çfarë do të
kishte ndodhur?
-Do të kishim një mendim tjetër
për këngëtarët…
-Dy gjëra që Shqipëria i ka
me shumicë dhe nuk do duhej
t’i kishte?
-Shërbim jo i mirë, duhet punuar
më tepër për turizëm dhe shërbim
të mirë si dhe edukata e
përgjithshme, e shprehur në
mënyrën e komunikimit, se si i zgjidhim
gjërat.
Një lajm i mirë që ke marrë
këto ditë?
-Një superkëngë po vjen.
-Cila?
-Sekret.
-Një tingull i bukur?
-Tingujt e Jon Art kur këndon
këngët e mia dhe të tjera.
-Një tingull i padurueshëm?
– I padurueshëm është tingulli i
lajmeve të këqija që mbushin lajmet
dhe rrugët.
– Në vazhdim pret të sjellësh…
-… Lajme të mira…,
-… tinguj të bukur…
-… tekste të këndueshme…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E para belly dancer në Shqipëri

Next Post

Vaksina kundër varësisë ndaj heroinës

Advertisement