Ishte vetëm 15 vjeç kur u shfaq për herë të parë në ekran dhe në një skenë të vërtetë si ajo e “Portokalli”. Pra 16 vite më parë ajo spikati për rolin e Donës (e do tiiiii), atë të Bertës kamarieres vlonjate etj, e më tej ka punuar si regjisore në Teatrin Kombëtar Eksperimantal, ku ka vënë disa shfaqje. Po flasim për aktoren dhe regjisoren Oriana Cama e cila përgjatë këtyre ditëve është bërë virale në rrjetet sociale, duke imituar disa prej personazheve të Big Brother Vip, si (Fifi, Arjola, Beniada, Semi, Sabiani etj,.)
Kujtojmë se Oriana në 2011 ka fituar çmimin si regjisorja më e mirë në Festivalin e Regjisë Teatrale në Trento, Itali me pjesëmarrjen e 100 regjisorëve nga e gjithë Europa, me veprën “ Vilhelm teli” e më tej në vitin 2017 është nominuar për çmimin aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Romë. Në shtator të 2017-ës ajo është larguar nga Shqipëria për të jetuar në Itali ku ka krijuar dhe familjen.