Dy ditë më parë këngëtarja e njohur, Tuna, e cila së fundmi është bërë nënë e një vogëlushi të quajtur Zen, ka qenë prezente në një festë për të drejtat e komunitetit Lgbt, në Skopje të Maqedonisë.
Shumë foto janë postuar nga eventi i kryer, ku mund të themi se bukuroshja ishte veshur në mënyrën më të këndshme që tërhiqte të gjithë vëmendjen e audiencës. Por ajo që çuditi të gjithë ishte pamja e saj perfekte, një trup i tonifikuar dhe kjo fill pas lindjes së djalit.
Me të drejt lind pyetja nëse me të vërtetë këngëtarja ka arritur të rikthehet në formë, apo mos ndoshta ka përdorur photoshop?!
Përgjigja e kësaj u zbulua shumë shpejt, pasi përveç fotove të postuara në llogarinë e saj të Instagramit, një artist tjetër prezent në atë event ka publikuar një foto më Tunën, ku ajo duket në një formë krejt ndryshe, një transformim total.
Mund të dallosh fare lehtë celulitin në pjesën e kofshëve, barkun e rënë dhe një fytyrë shumë të mbushur, ndryshe nga çfarë ka treguar në llogarinë e saj.
Kuptohet që një trup i tillë pas lindjes është shumë normale dhe fansat i konfuzoi kjo paraqitje krejt tjetër, që mesa duket ishte një gënjeshtër.
Gjithsesi, fakti i të qenit një personazh publik kërkon që të jesh gjithmonë në formën tënde më të mirë, si dhe shumë marrin komente negative për pamjen e tyre.
Por diçka e tillë, e postuar nga një person që ka një influencë të madhe tek të rinjtë, mund të shkaktojë probleme me vetëbesimin e tyre, por dhe nënat e reja ndihen keq me trupin e tyre pasi mendojnë se vetëm ato e kanë problem kilet e tepërta pas shtatzënisë. Ja pra që asgjë nuk është ashtu siç “shitet” në rrjete sociale…!
Advertisement