Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urimi i ngrohtë i “Gazeta Intervista”, në datëlindjen e doktoreshës Senera Hoxha

Ajo është rasti kur e bukura e brendshme refleftohet dhe në tipare e qëndron ashtu, e pandryshuar përgjithmonë. Prej kohësh një nga doktoreshat më të dashura në kirurgjinë plastike, prej 5 vitesh në strehëzën e saj, ka ndryshuar jetën e qindra njerëzve dhe u ka kthyer buzëqeshjen e munguar në fytyrat e tyre, si dhe një zë i fortë kur bëhet fjalë për tema dhe shqetësime sociale, preçize dhe e vërtetë.

Besojmë e kuptuat që bëhet fjalë për doktoreshën bukuroshe Senera Hoxha.

Advertisement


Kur kthen kokën pas e sheh gjithë kontibutin e saj të vyer në mjekësi e jo më pak si psikologe e pacientëve, përmes këshillave që janë të rëndësishme sidomos në profesionin e tyre, të krijohet përfytyrimi i fytyrës që qeshet nga realizimi plot sukses i një ndërhyrjeje, që ka qenë i nevojshëm dhe kënaqësia shpirtërore, që s’do të mund të largohej aq shpejt në sytë e saj.

Arritje, përmbushje profesionale dhe kënaqësi, që vetëm puna e bërë me pasion ta sjellë, ndërsa ajo është mësuar që këto ndjesi t’i ketë sa herë bëhet fjalë për një rimodelim apo një ndërhyrje tjetër, që mezi pritet nga pacientët.


Përtej vrullit të punës një vajzë, që është e kudogjendur për miqtë dhe familjarët. Senera e ka pikturuar mrekullisht jetën e saj. Gjithçka e mirëmenduar dhe asgjë që i lë rrugën rastësisë. Ajo dhuron dashuri për të gjithë, pa kushte ashtu thellë siç di vetëm ajo. Ndërsa në familje, për nga fundi në renditje, por më e rëndësishmja një bashkëshorte model dhe një mami moderne, që gjithkush do e donte.
Ky përshkrim i shkurtër i Senera Hoxhës nuk vjen rastësi në ditën e 21-të të shkurtit. Doktoresha e bukur dhe e mirë, feston ditëindjen e saj të 31-të më e lumtur se kurrë në një kështjellë familjare që ka mbledhur harmoninë e gjithë botës dhe me një profesion të dashur, për të cilin falenderimet janë të pamjaftueshme.
Stafi i “Gazeta Intervista” i uron asaj qindra vite plotë dritë e mirësi! Zemra e bardhë u përkëdheltë nga diell dhe nga ngjyrat e ylberit, megjithatë qëndroftë e paqtë dhe e çiltër përjetë, ashtu sikurse është sot.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Franko dhe Lediani vijnë me “Shekulli XXI”, artistët që premtojnë sukses

Next Post

DJ. Adillo sjell projektin e ri, këtë herë me Mira dhe Dj. Jony

Advertisement