(Nga arkiva e shkrimeve të mia)
Njërin nga kushtet më elementare për formimin e njeriut NJERI, që njerëzit tanē po e harrojnë, njerëzit që po gjallojnë sot,-nuk them se po jetojnë NORMALISHT në Shqipërinë tonë dhe në mērgatë?!!!
-Shqipëria ETNIKE, këto 23 vite të zeza, për popullin e saj, hyri në radhét e valleve të djajëve revizionisto-kapitalistë; prandaj, përditë e përnatë, ata qëllimisht me edukatën dhe moralin e tyre tëç´frenuar, ç’njerëzor,-po e zvetënojnë, po e tjetërsojnë, po e asimilojnë shqiptarizmin. Po i fshijné zakonet dhe traditat tona të pastra dhe të shenjéta,-duke bërë këtë, “miqtë” tanë po e rrënojnë, po e gërryejnë shpirtin e pastër të popullit shqiptar, që, shekujve njihet, (po nga këta besëprerë dhe të pacipë);-si popull bujar, trim i ndershëm dhe krenar!
Sot, si kudo në vendet kapitaliste, rinisë së tyre, por edhe shtresave të gjëra popullore…,-iu ka hyrë e liga në bark, thellë gjer në palcë, ashtu të qoroditur, janë zhytur në vorbullat e kënetave të pista të saj, në turpe dhe krime: me grabitje (hajni), tradhëti të ndryshme për keq dhe midis farefisit dhe miqve po ndodhin këto plagë nga krizat ekonomike, sociale; “njerëzit” për para të pista; po merren me drogë, me prostitucion, me haraç-sepse po i mungojnë TRI elemente kryesore:
1. EDUKATA2. MORALI I VËRTETË PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTAR3. EDUKIMI SOCIALIST, I VËRTETË KOMUNIST.-Prandaj, PËRBINDËSHA dhe PËRBINDSHE TË RINJË e të REJA të pa- edukatë dhe të pa moral;-të çakërdisur/a e PLEQ “të dalldisur” e plaka “të “dalldisura”, pandërprerë po e turpërojnë, po e shkelin edukatën dhe moralin e pastër shqiptar dhe socialist të projektuar dhe të zbatuar-jetësuar, dikur nga pushteti popullor;- sipas mësimeve të gjeniut, Enver dhe të PPSH-së, për të ngritur lart e më lart edukatën, moralin, ndjenjën e respektit, të dhimbjes, të dashurisë, të sakrificës të njeriut të ri socialist SHQIPTAR;-siç klithte dikur me zërin e fuqishëm poetik, poeti, Din Mehmeti:
Për Gjiuhën,Për Tokën,Për Nderin,Kurrë s’ jemi ngopur,nga vdekjet?!…
Po tani, ku e si janë katandisur shumë nga “shipecët” e gjorë dhe “shipecet” e gjora; janë modernizuar e zezuar aq keq, saqë herë-herë sikur po ua kalojnë edhe djajëve të përtej ferrit revizionisto-kapitalist, me turpet dhe krimet e tyre?!!!…
Dhe, fatkeqésisht, po gjenden këto turma amorfe borgjezi reaksionare dhe llum-proletariat jané me dyzina, “çuditërisht”, po mbijnë si hithrat pas wc-ve dhe si këpurdhat pas shiut!…
-Prandaj, Shqipëria Etnike dhe kombi shqiptar, URGJENTISHT duhet të vetëdijesohet, të kthjellohet që, “të ecë me kēmbët në tokë”,-siç thotë një fj, e urté jona popullore; sepse, para tij i ka dy zgjidhje:shpëtim, apo humbje, pra, për jetë, a vdekje?!?!?!
1. O t´i heq qafe këta shkretanë politikanë e këtij sistemi shkatërrues me shumë elemente të huaja reaksionare!
2. O, i duhet domosdo, “të mësohet”, e të durojë pafundësisht;-të hajë bukën me turpe, lot, gjak.
-Pse kështu pambarimshëm duhet të zgjohet, apo, “té flé” me krismat e armëve vëllavrasëse, në rrugët e qyteteve dhe tē malësive tona,-si dikur në feudalizmin mesjetar, o tej më tutje e tëhu, kur arbërorët vriteshin midis tyre me kanunet e llahtarshme të fiseve të nxitur nga bajraktarët e pashpirtë, që me bekimin e klerit tre brirësh, (të tri feve): muslimané, katoliké dhe ortofoks qé, shumica ishin në shërbim të armiqve; ua bënin bekimin rrugëve të kasabave tona dhe katundeve shqiptare, që kur e kur këto vite “demokracie”, po ju mungojnë koromanet e thata dhe qirinjtë në vatra?!… Qëndro, Shqipëri!Shkruar, më 5. Janar, 2014Botuar, 5 Janar, 2021
Advertisement