” O Zoti im tani e kuptoj pse barku im ishte aq i madh dhe mezi lëvizja pasi djali im peshon 4.382 gram, fat që linda në mënyrë çezariane.. kur shoh tani princin tim që erdhi në jetë kaq i shëndetshëm…Tani kam gjithçka e çfarë më duhet tjetër… Tani e kam në krahë të dua më shumë se gjithçka tjetër”. Kështu shkruan mes tjerash mamaja më e re e show-bizit Liza C. Holmberg teksa ka postuar foton më të lumtur të jetës së saj duke e ndarë me ne dy momente, barkun e rrumbullakët në prag të lindjes dhe në krevat me princin e saj të sapo ardhur në jetë Alessio. Ylli i muzikës ka dashur ti ndajë këto super momente me shumë ndjekës të saj ashtu siç bëri edhe në momentin që mësoi se po priste një djalë me bashkëshortin e saj shumë simpatik Nasim. Ne i urojmë mes mijëra urimeve që ajo ka marrë që Alessio të ketë jetë të gjatë e Zoti ti Bekojë familjarisht, ndërsa e dimë që djali i sapo ardhur në jetë do të dëgjojë ninulla me zërin e bukur të mamit artiste.
Advertisement