Aktori i njohur i humorit, Koço Devole, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Devole u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia.
Pak ditë më parë, djali i tij Genc Devole tha se i ati e kishte të pamundur që të rrinte jashtë spitalit.
“Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjikisht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zor merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi”, shprehej Genci.
Koço Devole do të mbahet mend edhe si autori i parë i Kaso Kosës së” Intervistës”!