Një zhurmë shurdhuese po bëhet nga opozita për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm. Agresioni psikologjik dhe propaganda e shfrenuar e ngritur më së shumti mbi gënjeshtra dhe shpifje, është veçoria dalluese e kësaj fushate . Errësimi deri në verbim i shumë të vërtetave duket si strategjia dhe taktika e frontit opozitar. Me maska në fytyrë liderit e këtij fronti opozitar, kërkojnë ta shesin veten në tregun politik dhe elektoral si jashtëtoksorë ,si engjëj të kristaltë ,të virgjër . Ata premtojnë , që me duar të pastra, do të drejtojnë qeverisjen e vëndit ,të sigurt se do t’i fitojnë zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Por e vërteta është krejt ndryshe .Në opinionin publik po paraqitet një opozitë tërësisht e rraskapitur,e lodhur, e përçarë ,pa alternativa qeverisëse dinjitoze, një lidership i dyshuar për krime kombëtare dhe shetërore.Fronti opozitar ku ata mbështesin fitoren është vërtetë një aliazh ,një aleancë pa parime ,projekte politike dhe kredo morale. Në të bëjnë pjesë mbeturinat e dala nga PD-ja , kur ajo ka qënë në pushtet, dhe të vlerësuar prej saj si, “horra bulevardi”,”Ilirët e floririt”,”Dukët e krimit“,”Arbenët e piramidave“,”kameleonë endacakë që e rrotullojnë kokën si luledielli ,nga shkon pushteti”,disa të tromaksur nga hierarkia ushtarake, ku kanë shërbyer, dhe me një nivel kulturorë mediokër, të cilët nuk e kuptojnë veten dhe ambiciet e tyre politike jashtë servilizmit dhe nënshtrimit ndaj hierarkut që i shërbejnë verbërisht ”.
Po a mund të shpjerë kjo bashkësi në fitore elektorale opozitën e sotme ? Vështirë. Dhe problemi është vetë opozita,paftësia e saj për t’u prezantuar në publik si forcë vizionare,e organizuar dhe konkurente, e denjë për pushtet,pasi qeveria ka punuar për opozitën, mes keqeverisjes në disa fusha.
Në demokracitë e vërteta, jo vetëm pozita qeverisëse është në sytë e popullit,por edhe opozita vlerësohet nga elektorati për vlerat e opozitarizmit të saj, forcën që tregon për t’u ringritur ,sa është në gjëndje të reformojë vetveten ,të pastrohet nga krimet në kohën e qeverisjes,të hartojë dhe zbatojë programe dhe alternativa qeverisëse bindëse , sa është në gjendje të mbrojë dhe respektojë parimet e shënjta të demokracisë në vend. Po opozita shqiptare ç’ka bërë në këto shtatë vjet? Ka bërë të kundërtën e atyre që bën një opozitë në vendet me demokraci të vërtetë liberale.Opozita jonë, në vend që ta pastronte vetveten nga krimet dhe korrupsioni që e kishte zënë për fyti qeverisjen e saj, ajo u mobilizua të fshihte gjurmët e krimit dhe të mos denonconte kriminelët.Vëndin e reformimit të vërtetë në parti e zuri politika e puçeve,e prapaskenave e dhunës, e klientelizmit, e zgjedhjeve të grabitura,e fraksioneve dhe e përcarjes.
PD-ja, si dje në qeverisje, dhe sot në opozitë, është udhëhequr nga e njëjta filozofi dhe mënyrë drejtimi,nga arroganca qeverisëse,nga autoritarizmi dhe egocentrizmi,nga mënyrat e dhunëshme dhe korruptive .Pa treguar as edhe një shënjë zbutje në opozitë, ky subjekt politik e shpuri edhe më tej ekstremizmin dhe konfrontimin ndaj institucioneve demokratike,duke nxitur revolucione,rebelime shoqërore , bojkote , duke bërë thirrje për mosbindje civile. Kur edhe këto dështuan ajo ,ndërmori aktin e turpshëm të braktisjes së parlamentit, duke treguar në publik paftësinë e plotë si forcë politike, që nuk di të bëjë kompromise e konsensus,të shfaqë dhe të mbrojë alternativa demokratike e paqësore,të vlerësojë se kur duhet të sulmojë dhe kur të tërhiqet, sipas rregullave që imponon një shoqëri pluraliste e luajale.
Filozofia e saj ka qënë dhe mbetet asgjesimi i kundërshtarit dhe jo bashkpunimi dhe konsensusi,dhunimi dhe rrebelimi, dhe jo paqja e kompromisi në përqasje me standartet demokratike,përjashtimi dhe jo, bashkekzistenca.
Kjo frymë anadollake dhe primitive me të cilën është mbrujtur ky subjekt politik, duket edhe në fushatën zgjedhore që porsa ka nisur.Pa njohur ligjet e ekonomisë dhe ca më keq, ato te arithmetikës, liderit e këtij subjekti politik po i premtojnë popullit parajsën,lugën e floririt,rroga të majme,drita, ujë dhe bukë falas.
Dekoratat e shpërndara nga Presidenti i vendit të krijojnë shijen e keqe të shitblerjes së votave.A ju kujtohet kur një deputet i PD-së, para disa vitesh për vota ,i premtonte popullit në Durrës, se do të ndryshonte edhe cilësinë e diellit,do ta ngrinte dhe ulte atë nga galaktika, për të ngrohur dhe freskuar më mirë elektoratin? Po falja e faturave të dritave dhe ujit për elektoratin besnik të kësaj partie,a nuk ishte vjedhje dhe shitblerje votash,në kurriz të popullit?
Programe dhe premtime të tilla elektorale tregojnë sa mbrapa ka mbetur ky subjekt politik . Elektorati nuk është më ai që gënjehej nga politika me një trastë me miell,me një grushtë parashë nën dorë,as duke dhuruar celular të shtrenjtë të tipit “ajfon”, apo premtimet për vënde punë.Populli e kupton se i duhet të zgjedhë një alternativë politike që siguron sovranitetin e vendit,zhvillimin ekonomiko-shoqëror ,kontrollin e hapësirës, funksionimin e shtetit ligjor,të mbrojë lirinë dhe jetën e njëeëzve,të drejtën e punës dhe të pronës në këtë xhungël ku është futur kapitalizmi “alla shqiptar”.Te ne shteti në shoqërinë kapitaliste,vlerësohet thjesht si rrumpallë,për të nxitur dhe ushqyer korrupsionin,për t’i kthyer mekanizmat shtetërore si vegla në shërbim mafjes .Populli e do shtetin,i pranon edhe taksat kur administrohen drejt dhe në shërbim të sigurisë dhe mirqënies së shoqërisë.Ndërsa politikanët nuk e duan shtetin ligjor.
Ana më negative e fushatës të kryer nga opozita deri tani, është teoria e nivelit zero,i mohimit të gjithçkaje,e fillimit nga e para.Teori të tilla famkeqe u provuan në vitet 90-të,në 1997,në 2005,të cilat e shkatërruan ekonominë e vendit deri në rrënim.Me sa duket ky subjekt politik nuk ka hequr dorë nga doktrina të tilla fatale për vendin.Ato jo vetem se janë të dëmshme politikisht, në një shoqëri demokratike,por se janë edhe sinjale të forta,një mjergull që përgatit terrenin për korrupsion,tjetërsimin dhe vjedhjen e pronës publike, dhe të buxhetit të shtetit.A nuk ka ndodhur kjo gjë sa herë kjo forcë politike ka marrë pushtetin ?Mjeksia, thotë Basha, është cop copë,arsimi beterr,rendi në krizë,bujqësia e mbaruar,etj.Natyrishtë se ka probleme ,por a mund që një kryetar opozite të flasë me një gjuhë kaq vulgare,adoleshente, primitive dhe mohuese?Dhe elektorati me të drejtë kur dëgjon broçkulla të tilla i shkon mëndja të qeverisja e PD-së,kur spitalet i kishte kthyer në restorante dhe qebaptore,ku çdo gjë bëhej atje ,veç mungonte kurimi dhe mjekimi i njeriut.Ndërsa arsimi i lartë shiste diploma fallco,kur policia ishte si një strukturë e krimit dhe mafjes,kur sektori i bujqësisë ishte kthyer si vend ku pushtetarët, pastronin paratë e pista.A e mbani mënd kur ky dikasteri i bujqësisë harxhonte 400 mijë dollar vetëm për reklama, ,ndërkohë që prodhimi bujqësor në vend ishte qesharak.Lufta për pushtet e ka verbuar udhëheqjen e opozitës, sa ka të ngjarë që opozitarizmi i tyre të kthehet në një bumerang për veten e tyre.Ata bëjnë opozitarizën për opozitarizëm,si në gjendje paqe edhe në gjëndje lufte,si në situata normale edhe në kohë anormale,si kur në vend kanë pllakosur fatkeqësitë dhe dhimbjet edhe atëherë kur mbizotëron qetësia.Kjo tregon se opozitës i intereson me cdo kushtë pushteti, dhe jo përballimi i fatkeqësive kombëtare.
Asnjë reflektim nga Fronti Opozitar, për njohjen, vlerësimin dhe funksionimin e pavarur të pushteteve.Si në kohën e qeverisjes së tyre të errët, ku të gjitha pushtetet ishin të skllavëruara nga qeveria, edhe sot, në fushatën elektorale, ndihet e njëjta frymë.Mos mbani maska kundër Covid -19,thonë disa ish-deputet të kësaj partie, si rebelim kundër qeverisë aktuale, edhe pse vendimin e kanë sygjeruar autoritetet shkencore e mjeksore.Të tjerë politikanë të këtij subjekti politik bëjnë thirrje për rrebelime dhe demostrime, në këtë kohë kolere .”Do të fusim në burg kundërshtarët politikë” ,thotë kryetari i opozitës,madje përcakton edhe masën e dënimit, plot 32 vjet burgë për Ramën.Pse 32 e jo 101 apo, asnjë ?A nuk e kanë kuptuar këta kllounë politikë se në Shqipëri po frynë një erë e re, ku drejtësia synohet të jetë e pavaruar.Prapë kërkojnë këto monstra të kthejnë drejtësinë në një vegël qorre të pushtetit personal,si armë e pistë e mafjes kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Një nga arsyet që nuk ngjit fjala e opozitarëve tanë ,që nuk krijon frymë,nuk mobilizon e bind opinion publik, është fakti i thjeshtë se propaganda e saj paraqitet kontradiktore,se ndryshe thuhet dhe ndryshe veprohet.Në shtëpinë e të mbyturit thotë populli,nuk përmëndet litari. Kërkojnë të bëjnë kauzë të luftës politike një varse që mbante ministrja Balluku, e cila kushtonte 10 euro, dhe nuk thonë asgjë për vilat në pronësi të disa oligarkëve politik të kësaj partie, apo edhe të subjekteve të tjera politike, ku më e lira kushton 1,7 miljonë euro. Të gjithë liderit e partive flasin për luftën kundër krimit ,por asnjeri prej tyre nuk është vetëdorëzuar në SPAK,nga ku të kërkoi dëshminë e pastërtisë ligjore të figurës së tij , dhe pastaj të vendosi kandidaturën për deputet në zgjedhjet e ardhëshme .Dhe flasim jo për gjykime politike por ligjore, të cilat nuk u kryen asnjëherë në vendin tonë .
Me të drejtë duhet akuzuar qeverinë e sotme për teprimin deri në ekstrem në dhënien e koncesioneve.Po dje si kanë qënë politikat koncesionare? Ato kanë qënë skandaloze, deri në atë masë që është rrënuar hapur ekonomia e vëndit dhe është shkatërruar barbarishtë pasuria kombëtare.Energjia elektrike e blerë nga aktet koncensionare me paratë e qeverisë, ishte më e shtrenjtë në se do ta blenim në tregun e jashtëm.Këto humbje dramatike në ekonominë e vendit, qeveria demokratike i lejonte në këmbim të mbështetjes politike që këta partnerë europjanë, me poste drejtuese në BE, padrejtësishtë i jepnin kësaj qeverie në ditët e saj të krizave, kur duhej të mbulonin skandalet e kryera në zgjedhje ,kur shkeleshin standartet demokratike dhe vidheshin votat ,kur përdhunonin lirinë dhe të drejtat e njeriut,kur qeveria vriste njerëz në mes të bulevardit.Pse hesht opozita për këto? A nuk i vret sadopak ndërgjegjia opozitarët tanë të tredhur,për gjëndjen e grevistëve në Ballshë,ku gjithçka atje ,është e lidhur më konçesionet kriminale të bëra nga qeveria e PD-së,dhe mungesa e zbatimit të bazave ligjore nga qeveria e sotme.Me çfarë morali kjo opozitë bën politikë zgjedhore me viktimat e politikavave të saj korruptive?
Arroganca qëverisëse e Ramës po fokusohet nga Fronti Opozitar, si objekt i luftës politike në këtë fushatë.Dhe mirë bëjnë, por nuk duhet harruar se edhe në këtë rastë ata , kanë rënë në kurthin e Ramës.Mesa duket ky i fundit e shpie autoritarizmin qeverisës deri në atë masë, sa të mos errësojë aspak arrogancën dhe totalitarizmin e qeverisjes demokratike.Në kujtesën e historisë mbahen mënd kur në kushtet e shtetërrethimit në vitin 1997,PD-ja kryente zgjedhjet për presidentin e vendit,sulmoi me ushtri dhe me mercenarë nga veriu, jugun e vendit,armatosi militantet e partisë për terrorizëm dhe banditizëm,vrau njerëz në Gërdec , në 21 Janar,e gjetkë ,futi sistemin e vjedhjes së zgjedhjeve,etj. .Ndoshta edhe shekujt që do të vinë nuk do të hasin në akte qeverisëse kaq mizore dhe barbare .
Pra Fronti Opoziatar edhe në këtë fushatë zgjedhore është i konsumuar,me të njëjtat parulla elektorale,me të njëjtën strategji konfrontimi dhe dhune,me të njëjtit ekipe e liderë,që ka humbur disa herë në zgjedhje përballë, pozitës qeverisëse.
Atëherë ku e mbështet fitoren ky subjekt politik në zgjedhje?Vetëm te një faktor,nga rrjedhja e elektoratit si shkak i qeverisjeve disa vjeçare. Po a mund ta shpjerë vetëm ky faktor opozitën në fitore?Ky nuk është rregull ,as politik, as ligjor, dhe as psikologjik. Kjo mbetet vetëm si mundësi .Ka shumë të ngjarë, që pritja e opozitës për fitore, vetëm nga rrjedhja e elektoratit, nga pakënaqësitë e qeverisjes, të jetë si pritja e dhelprës që i shkonte pas dashit që atij t’i binin , organet mashkullore ,pra testikulat .Dhe pritja vazhdon.
Nga Agron BERDAJ