“Artet Marciale të Pērziera Brenda Kafazit”, është ky libri i qe ka botuar së fundmi presidenti i federatës së MMA në Shqiperi, Arjan Rizaj. Një libër ku Rizaj tregon fillimet në këtë sport, historikun e MMA-sënë vendin tonë, arritjet kryesore. Lexuesi do gjejnë detaje të hollësishme mbi motivimin, larg pamësině për MMA-në, këshil-lime në mësime të nxjera si dhe shembuj të disa personazheve botëror. Gjithashtu shpjegohet rregullorja dhe manuali i të teknikave të këtij spoti. Eshtë analizuar roli i trajnerit si lider
bashkëpunimi me studentet. Në kapitujt e fundit flitet për artin e forces, në trajnimet për shpejtësi dhe çfarë ftojmë me programe të këtij udhëzuesi. Nje libër që do t’u vlejë shumë të gjithë të apasionuarve te Arteve Marciale Mikse.
“Biografia “
Arjan Rizaj, ka lindur më 12.03.1982, në Aranitas të Mallakastrës, në një familje të thjeshtë me tradita patriotike. Sportet luftarake e kanë tërhequr dhe frymëzuar që në moshë të vogël. Pasioni dhe dëshira për këtë lloj sporti e shtynë të ndiqte profesionin e ushtarakut, për të shërbyer më pas në “FA”, pranë Trupave “Komando” dhe “Forcave Speciale” të Ushtrisë Shqiptare gjatë viteve 2001-2019. Përkushtimi, devotshmëria, përgjegjësia dhe korrektësia e Rizajt gjatë shërbimit në FA është vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit, për përmbushjen e detyrave dhe misioneve si brenda dhe jashtë vëndit në Mision të Natos në Bosnjë dhe Irak, duke fituar kësisoj besimin e tyre të veçantë dhe duke e konsideruar si një aset të vyer për stërvitjet dhe artet marciale. Aktualisht është ushtarak në Gardën e Republikës.
Është themeluesi dhe Presidenti i Federatës së Arteve Marciale të Përziera (MMA) në Shqipëri, si dhe trajneri kryesor i “Albanian Fight Club”. Puna dhe përkushtimi i është shpërblyer me një sërë certifikatash me kualifikime domethënëse nga organizatat nderkombëtare, si IMMAF_WMMAA, etj.
Gjatë karrierës ka fituar tituj të shumtë në artet marciale, mbi të gjitha për t’u vlerësuar janë sukseset dhe trofetë që ka korrur në arenat ndërkombëtare, si trajner i sportistëve shqiptarë, të cilët nën udhëheqjen e tij kanë fituar titullin “Kampionë të Ballkanit” dhe kanë arritur rezultate historike në Kampionatin Botëror në vitin 2017, ku midis 100 shteteve pjesëmarrëse me 450 sportistë, Shqipëria zuri vendin e tretë në botë.
Po ashtu, ka organizuar mbi 30 aktivitete sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. Vlen të përmenden veçanërisht arritjet e tij në bashkëthemelimin e Federatës Ballkanike të Arteve Marciale të Përziera, si dhe anëtarësimin e Federatës Shqiptare në atë Botërore.
Është cilësuar për punën e dobishme në komunitet dhe rrethet shoqërore, si profesionit dhe motivues për risinë…
Është pionier i Arteve Marciale të Përziera Shqiptare dhe një nga trajnerët më të mirë dhe më me shumë influencë tek të rinjtë dhe dashamirësit e sportit.
MMA është sport disipline, që ndikon në formimin e karakterit dhe disiplinon të gjithë ata që e praktikojnë. Si praktikues i kahershëm, besnik, Arjan Rizaj, Presidenti i Federatës së Arteve Marciale në Shqipëri dhe Zëvendëspresidenti i Federatës Ballkanike, fshihet pas një numri të lartë pjesëmarrësish kreativë, sportistëve amatorë dhe profesionistëve. Pasioni dhe dëshira që artet marciale të lulëzojnë dhe të fitojnë vëmendjen e merituar në nivel kombëtar dhe në rang botëror, mbi të gjitha që kjo disiplinë të njihet gjithnjë e më shumë nga publiku, është shndërruar në qëllimin parësor për trajnerin e pasionuar.
MMA – një rrugëtim që nuk mbaron kurrë…