Deri tani ai ka katër këngë në treg e më e reja që sapo është publikuar quhet ” Bone ma nxehtë”. Ky është artisti i ri e plot talent Mergim Jashari, me origjinë nga Prekazi i Drenicës por që jeton në Vienë të Austrisë. Këngëtari që adhuron sidomos muzikën shqiptare në çfarëdo lloj zhanri të jetë, ai vetë përshtatet më shumë në popullore dhe moderne. Ai ka vetëm pak kohë apo një vit që e ka nisur seriozisht muzikën dhe po pëlqehet mjaft, duke pasur një të ardhme vërtetë të mirë në muzikën shqiptare. Këngën më të re që mund ta gjeni në youtube nga Labia dhe është punuar nga producenti Ardian Kastrati me tekst nga Kreshnik Avdiu. Artisti është mjaft i kënaqur me bashkëpunimin me ta dhe sipas tij nuk do jetë i fundit.
Advertisement