Ajo është një yll i muzikës e njohur jo vetëm në Suedi ku jeton, por edhe në botën jashtë e sidomos në show-bizin shqiptar për hitet e saj. Po flasim për Liza C. Holmberg, e cila ka festuar në një “Baby Party” pritjen e ëmbël që do t’i ndodh, ku pas disa javëve pritet të bëhet nënë për herë të parë. Në një super organizim ajo ka bërë të ditur edhe emrin e princin të vogël që po vjen, ku djali që po e sjell në jetë do të quhet Alessio. Liza duke më e bukur dhe më e lumtur se kurrë në këtë pritje të ëmbël, ndërsa vetëm pak ditë më parë preku me disa fjalë të bukura kushtuar bashkëshortit të saj me rastin e ditëlindjes së tij. E projekti më i fundit i saj muzikor ishte “Deeper” kushtuar dashurisë që po jeton e ku i dihet projekti i rradhës muzikor do të jetë për princin e tyre që po e presin.
Advertisement