Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse kemi kaq shumë çifte të reja pa fëmijë? Flet pa doreza mjeku Artan Koni…!

Doktor Koni përshëndetje! Gjithnjë e më shumë dëgjojmë për çifte që e kanë të vështirë të bëhen me fëmijë. E keni vënë edhe ju re këtë në punën tuaj?  Është rritur vërtetë numri i këtyre rasteve? A mund të na thoni ndonjë shifër?

Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog:- Infertiliteti ose paaftësia për t’u bërë me fëmijë, është një problem që dekadat e fundit është rritur në mbarë botën, gjithashtu edhe në Shqipëri. Rreth 10-15% e çifteve hasin probleme fertiliteti. Numri i këtyre rasteve është rritur dhe vërehet në punën tonë të përditshme.

– Kush është”fajtor” në më të shumtën e rasteve, burri apo gruaja?

Advertisement

– Në 30% të rasteve kemi probleme në lidhje me femrat, në 30% të rasteve kemi probleme në lidhje me meshkujt. Megjithatë, në 40% të rasteve çifti është mëse i shëndetshëm, shtatzania nuk ndodh, për arsye që jo përherë kuptohen. Pavarësisht kësaj, shumica e problemeve janë të kurueshme, kështu që çiftet e reja nuk duhet të stresohen.

Infertiliteti, shkaqet dhe trajtimi - Syri | Lajmi i fundit

– Pse ndodh kështu? Cilët janë shkaktarët e këtij fenomeni?

– Mund të them se ka shumë faktorë që e vështirësojnë fertilitetin dhe këtu nuk po përfshijmë sëmundjet apo problemet e ndryshme shëndetësore. Të qenit shumë të dobët ose shumë të shëndoshë e vështirëson fertilitetin. Problemet me peshën janë shtuar, si ata mbi- si ata nën- peshë, për rrjedhojë çiftet tani e kanë më të vështirë. Alkooli dhe duhani, ose drogërat e rënda, prishin cilësinë e embrioneve (vezes dhe spermatozoidit), vështirësojnë pranimin e shtatëzanisë në mitër dhe përdorimi i këtyre lëndëve është rritur shumë në dekadat e fundit. Gjithashtu, rrezatimet e ndryshme jo vetëm e vështirësojnë pranimin e embrionit në mitër, por edhe prishin cilësinë e spermës. Rrezatime nga rrymat elektrike, nga valët e radiove, apo nga zonat me industri të rëndë ka pasur përherë në botë. Kohët e fundit, rrezatimet janë shtuar në mënyrë të frikshme. Meshkujt qëndrojnë me telefon në xhep 24 orë, laptopin e mbajne në prehër (ka dalë nga moda kompjuteri në tavolinë), në trafik përdorim kufje me bluetooth, Wi-Fi është prezent në çdo ambjent që frekuentojmë, femrat shpenzojnë shumë kohë nëpër portale të mediave sociale (facebook, instagram, etj etj…) dhe mundësisht me 2 telefona njeherësh. Në përgjithësi meshkujt shqiptarë të paktën, mbajnë një telefon, kurse femrat shqiptare mbajnë minimumi 2 telefona. Për rrjedhojë, vitet e fundit jemi përherë e më afër një burimi rrezatimi. Kini parasysh se shumica e njerëzve nuk kurdisin me orë me zile, vendosin alarmin dhe e mbajnë telefonin te koka gjatë gjithë natës. Mosha, është një faktor i rëndësishëm për sa i përket fertilitetit, me rritjen e moshës rriten edhe problemet. Meshkujt mbi 35 e femrat mbi 30 vjeç, kanë më shumë vështirësi se çiftet e reja. Kohët e fundit njerëzit kërkojnë më shumë siguri financiare para se të bëhen prindër, kështu që e shtyjnë shtatzaninë pasi të kenë arritur një farë niveli ekonomik në jetë, një pjesë tjetër duan të arrijnë në një pozicion të caktuar në karrierën profesionale. Me një fjalë, kohët e fundit njerëzit bëhen prindër në moshë më të madhe, për rrjedhojë, problemet e fertilitetit hasen më shpesh.

– Si janë shifrat e këtij fenomeni te ne, krahasuar me botën?

– Shifrat janë pak a shumë të ngjashme në të gjithë botën, rreth 10-15 % e çifteve shqiptare kanë probleme fertiliteti.

– Në popull thuhet se ndikon shumë stresi, se më përpara kur jeta ka qënë me e qetë nuk ka patur probleme të tilla?

– Stresi ndikon në përgjithësi në shëndetin e njerëzve, jo specifikisht në fertilitet.

– Po ushqimet që tani janë më të pakontrolluara kanë ndikim në këtë?

– Një pjesë e ushqimeve që qarkullojnë në treg janë jo-bio, përmbajnë kimikate që sigurisht shtojnë problemet me fertilitetin.

– Mos vallë njerëzit duhen të paraqiten më shpesh te doktori?

– Mund të them se meshkujt mbi 35 e femrat mbi 30 vjeç që kanë vështirësi në shtatzani, të mos humbin kohë por të drejtohen te mjeku për një kontroll rutinë.

– Por duke e parë më nga afër, si është marrëdhënia e meshkujve me mjekun. A vijon të ekzistojë kompleksi i druajtjes dhe tabuja në këtë aspekt?

– Ideja se meshkujt druhen kur vijnë te mjeku, nuk është e saktë. Nuk mund të them si ka qenë para shumë vitesh, por tashmë nuk ka vend për të përdorur fjalën “tabu” përsa i përket vizitave urologjike.

– Cilat janë shenjat epara të impotencës të cilat duhet të bëjnë një mashkull të shqetësohet dhe të shkojë te doktori?

– Në anën tjetër impotenca, paaftësia për të patur ereksion të mjaftueshëm, ose për të kryer një marrëdhënie seksuale normale, nuk ka lidhje me fertilitetin. Këto janë probleme krejtësisht të ndara. Vetë impotenca është shenja që i bën pacientët të drejtohen tek ne. Gjithsesi, mund të them se diabeti është arsyeja më e shpeshtë (pas gjendjes psikologjike) e impotencës të moshat nën 50 vjeç. Kështu që do i rekomandoja meshkujve të bëjnë analizat e kontrollit rutinë vjetor.

– Në popull thuhet se gratë tani ngelin më me vështirësi me barrë sepse kanë nje jetë seksuale aktive para martese, se kryejne aborte etj etj. Janë të verteta këto?

– Jeta seksuale aktive para martese nuk e vështirëson të ngelurit me barrë, por do të thoja se i shtyn femrat ta planifikojnë një martesë për më vonë, për rrjedhojë mundohen të bëhen nëna në moshë më të madhe (problemet me moshën i sqaruam më sipër). Gjithashtu, jeta seksuale aktive para martese rrit rrezikun e shtatzanive të padëshiruara, kryhen aborte, të cilat nuk janë ndërhyrje fiziologjike. Një abort mund të mos shkaktojë asnjë pasojë, por abortet e shpeshta rrisin mundësinë për probleme të tjera shëndetësore. Shkurtimisht, mund t’i rekomandoj femrave të kenë parasysh metodat e planifikimit familjar, gjithashtu, ta planifikojnë shtatzaninë mundësisht para moshës 30 vjeçare.

– A ka shërim impotenca?

– Impotenca është një problem shëndetësor i kurueshëm, zgjidhja e të cilit vështirësohet me kalimin e kohës. Do i rekomandoja meshkujve mos t’i lënë pas dore këto shqetësime dhe të drejtohen të një urolog që në fillimet e problemeve.

– Po problemet e grave a kanë shërim në kohën e sotme? Ështe e vërtetë ajo që thuhet se sot, pavarësisht nga shpenzimet të gjithë çiftet mund te kene femije?

– Jetojmë në një periudhe ku mjekësia ka përparuar dhe pothuaj të gjithë çiftet mund të kenë fëmijë. Kostot mjekësore janë problem më i madh në Shqipëri, ku për momentin, nuk përfshihen në skemat e rimbursimit shëndetësor.

– Viagra, a është normale dhe e vlefshme në jetën seksuale,  tek meshkujt që kanë të tilla probleme?

– Viagra nuk është e vlefshme te çiftet me probleme. Viagra është një nga trajtimet e shumta që përdoren në problemet e ereksionit. Gjithsesi, para moshës 50 vjeçare, një pjesë e vogël e pacientëve kanë nevojë për Viagra. Do i kujtoja meshkujve që Viagra nuk është ilaç bimor, është preparat mjekësor që ka efekte anësore, nuk duhet ta blejnë nëpër farmaci dhe ta përdorin pa u konsultuar me një urolog, jo për gjë por shumica e meshkujve nën moshën 50 vjeçare nuk kanë nevojë për Viagra.

– Po Viagra femërore a ka hyrë në Shqipëri?

– Nuk e di a gjendet në farmacitë shqiptare, për vetë faktin se nuk e kam përshkruar asnjëherë si ilaç. Gjithsesi, të interesuarit mund ta porosisin online dhe i vjen në adresë për 3-4 dite, ka shumë farmaci online që shërbejnë në mbarë botën. Është e rëndësishme të sqarojmë diçka: ilaçi i quajtur “Viagra femërore është në fakt një antidepresant, nuk ka lidhje me viagrën klasike. Viagra femërore përdoret vetëm te femrat që janë në pre-menopauzë, zvogëlon efektet negative të periudhës para menopauzës, rrjedhimisht krijon një përmirësim indirekt në jetën seksuale të femrave. Gjithsesi, është ilaç me efikacitet të ulët, nuk është i efektshëm tek të gjitha femrat, profili anësor është i lartë, me fjalë të tjera ka jo pak efekte anësore. Shkurtimisht, do i kujtoja femrave që Viagra femërore nuk përdoret të femrat nën moshën 40 vjeçare, nuk duhet të merret pa konsultën e mjekut sepse ka efekte anësore të konsiderueshme.

– Cila do ishte këshilla juaj për të gjithë çiftet e reja?

– Do i këshilloja çiftet e reja të kenë parasysh metodat e planifikimit familjar, në mënyrë që të shmangin shtatëzanitë e padëshirueshme dhe problemet që lindin më pas. Gjithashtu do i këshilloja që shtatzanitë ti planifikonin mundësisht para moshës 30 vjeçare, duke pasur parasysh se përqindja më e lartë e një shtatëzanie natyrale, arrihet para kësaj moshe.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eleni Foureira refuzon kërkesën e Qipros për të shkuar në Eurovision 2021

Next Post

Pas klipit “Të dua” Kentina nuk di të ndalet, gati 4 projekte…!

Advertisement