Nëse mundesh, o biri im t´i arsyetosh,
Kësaj bote, dot s’ia gjej fillin.
Fajin ta hedhin dhe veten lehtësojnë,
Tĕ akuzojnë, së koti, e s’të përfillin.
Nëse mundesh, o biri im të arsyetosh,
Të më ndihmosh, pa të lodhur.
Përse më urrejnë, kur dua të fal dashuri,
E, fjalët nga goja i nxjerrin, pa u ndrojtur.
Nëse mundesh, o biri im të arsyetosh,
Të më ndihmosh, pa të lodhur.
Përse kanë frikë, nga fjala e ëmbël,
Gjithmonë, të bëjnë me faje?!
Nëse mundesh, o biri im të arsyetosh,
Tĕ më ndihmosh, pa të lodhur.
Përse ka humbur mirësia, pastërtia,
Përse mundohen, të më thyejnë?!
Të iki, nga gjërat më të shtrenjta në këtë botë?!
Në mundesh, o biri im të arsyetosh,
Tĕ më lehtësosh shpirtin, pa të lodhur.
Përse mbi njeriun, vlerësohet paraja,
Përse maskarenjtë dhe badakxhinjtë…
Krekosen, mjegullosen, vjedhin,
Dhe, “gjemb në këmbë” nuk ju hyn?!
Në këtë botë të trazuar, me prapësira…
Tejskajshëm e mbuluar, e trishtuar.
I shtrenjti, i dashuri biri im!
Dy fjalë të ngrohta, prej teje dua.
Veç ty më shëron, në këtë botĕ,
Zemrën time të përvëluar, për ta qetësuar.
1 Shtator, 2020