Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fjoralba Zeqollari: Sa të dua…

-Fjoralba, ti do të bësh edhe dhjetra këngë, por këngë më të bukur se “Sa të dua” nuk besoj se do arrish. Si lindi kjo këngë?

– Nuk është se ja kam kushtuar dikujt këtë këngë. Historia e lindjes së saj është e thjeshtë. Kur i kërkova një tekst për njëkëngë, poeti Danel Cana më dha tre, që unë të  zgjidhja atë do më pëlqente, dhe unë zgjodha: “Sa te dua”. Ajo më pëlqeu sepse ishte romantike, për rininë, për jetën e saj sot. E mora shumë me entuziazëm atë këngë, se teksti më pëlqeu menjëhere. Të gjitha këto bënë që kënga të kishte sukses…

Advertisement

– Sa të dua djalë, digjem përvëlohem, natën rri pa gjumë, ditën unë mendohem. Të ka ndodhur ndonjëherë edhe me ty kështu?

– E kujt nuk i ka ndodhur të dashurohet e të rrijë pa gjumë për dikë?!

– Më duket se më shumë dëshirë këndon këngët lirike, apo jo?

– Unë kam vërtetë shumë dëshirë që të këndoj këngë kushtuar ndjenjave. Ndjenjat e mëdha në shpirtin e njeriut shprehen tamam vetëm me këngë. Ndaj thonë që kënga buron nga shpirti..

– Kur ke kënduar për herë të parë në skenë?

– Para tre vjetësh u ngjita për herë të parë në skenë , këtu nëZakinthos të Greqisë, ku jetoj. Mbaj mend që kisha shumëemocione, por këshillat e kolegëve më të vjetër që më ndenjën pranë bënë që gjithshka ta kalonte me sukses…

– Çfarë të shtyu t’i hyje rrugës së skenës?

– Ka qënë rastësi. Fillimi im si këngëtare në skenë ka qenë gjatënjë koncerti të organizuar për emigrantët ku unë isha thjesht nje spektatore, por një moment më afrohet organizatori i shfaqjes dhe më thote të hipi në skenë e të këndoj, pasi më kishte dëgjuar që këndoja kur ndodhesha midis miqve te mi… Kuptohet që, me shumë emocione, mora guximin dhe hipa ne skenë ku interpretova dy këngë. Nuk mund të them që këndova në mënyre perfekte, por kënaqesi për mua ishin duartrokitjet e publikut i cili e dinte që për mua ishte hera e parë që ngjitesha në skenë….

– E kishe menduar që do t’i hyje rrugës së këngës si porofesioniste?

– Që e vogël kam ëndërruar për të kënduar para publikut.

– A ke idhull ndonjë këngëtar ose këngëtare?

– Kam qenë gjithmonë e pasionuar për këngëtaren e madhe, Eli Fara. Gjithmonë në shtëpi këndoja këngët e saja dhe sidomos: “Do ta marr nusen korçare”…

– Po ti korçare je?

– Këtë pyetje ma kanë bërë shpesh. Dhe unë përgjigjem se afër Korçës është edhe Pogradeci. Edhe ne, pogradecaret jemi po aq të mira sa korçaret, jemi njerëz të thjehstë dhe të respektueshëm.Gjithsesi unë jam krenare për origjinën time…

– Fakti që je emigrante bën që ta këndosh me aq ndjenjëkëngën “Vendlindja ime”

–  Po, kam shtatë vite në Greqi dhe kam shtatë vjet që koka ime ka mbetur pas atje në Athdheun tim. Brengat që të shkakton emigrimi jane shumë të rënda. Vetëm ata qe e jetojnë larg vendlindjes e dine se ç’do të thotë te jesh larg vendit ku ke lindur e rritur..

– Per çfare ndjen mall me shume?

– Për gjithshka , edhe për një rrugë, për një mur shtëpie apo për nje pemë… Kisha kohë që mendoja që këtë mall ta hidhja nëkëngë. Ndaj ju drejtova këngëtarit Marjol Rrapaj që shkruan edhe tekste dhe ju luta të më bëntë një tekst këngë për vendlindjen. “Do të bëj nëj tekst të bukur”, tha ai dhe vertet teksti që më dërgoi ishte ai që doja. Ajo këngë më doli nga thellësia e shpirtit tim…

– Kur këndon ti dukesh sikur të rrëmbën kënga…

– Nuk di se si ta percaktoj, sepse jo unë, por askush që këndon nuk mundet të shprehë ato qe ndjen, besoj. Nuk ka fjalë, janë ndjenja, është pasion, është gjithshka që buron brenda vetes. Kënaqesia më e madhe është kur të shoqërojnë edhe tingujt e ëmbel muzikore të cilat janë përshtatur simbas ndjenjave të tua.

– Ç’do të na thuash së fundmi pa të pyetur?

– Desha të lajmëroj fansat e mi që pas kënga “Do të marr e mos bëj naze” së shpejti janë edhe tre këngë që priten të dalin. Dhe do të vazhdoj kështu sepse kënga është pasioni im më i madh. Desha te falenderoj te gjithe ata qe me ndihmuan ne krijimin e klipit tim, të fundit, në veçanti studion Cinefocus GT në Athinë, Studion Sound BT, Bledi Telha i cili realizoi krijimin muzikor si dhe autorin e teksteve Danel Cana. Gjithashtu edhe ata qe na ndjekin ne mediat televizive dhe te internetit…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Producenti Sokol Guga rrëfen surprizat e "Krishtlindje në Tiranë 6"; Ky edicion do jetë më i bukur se kurrë...!

Next Post

Largohet nga Portokallia edhe Renada Caci, një nga aktoret më të mira?Jep dorëheqjen? Kush janë tani femrat që të bëjnë për të qeshur në atë spektakël?

Advertisement