Muzika live është e shenjtë për këngëtaren. Ajo ka zgjedhur të prezantohet përmes saj tek publiku. Daniela Kovaçi, këngëtarja bukuroshe rrëfen të thënat dhe të pathënat në botën e artit, rivalitetet mes kolegësh dhe pasion e jashtëzakonshëm për të sjellë një frymë ndryshe në muzikë. Daniela na tregon gjithashtu dhe copëza nga përditshmëria e saj, që nga mënyra se si vishet në evente të caktuara, po ashtu jepë dhe këndvështimin e saj lidhur me çështje të caktuara. Këngëtarja që është rritur me muzikë të mirë dhe që e kultivon atë përmes performancash premton shumë për të ardhmen.
-Daniela, nese do ishe perpara nje jurie muzikore, si do prezantoheshe?
-Pyetje e bukur, duke qene se eshte intervista ime e pare e mirefillte po ndihem rehat qe ne fillim. Une jam Daniela Kovaçi, jam 23 vjeçe, kam lindur ne Itali por me origjine jam nga Puka. Jam marre me muzike qe ne femijeri por mirefilli kam 5 vjet qe kendoj live dhe ndihem pjese e muzikes pazgjidhshmerisht.
-Aktualisht po punon per ndonje projekt?
– Jam duke përgatitur projektin e ri, diçka krejt ndryshe nga ajo qe perfaqesoj gjate te kenduarit live. Shpresoj te godas publikun dhe te arrij te sjell ate qe ai pelqen vertet ne muziken qe bej.
-Pse nuk ke sjelle deri tani nje klip, por te kemi pare vetem ne evente, mbremje te organizuara ku kendohet live?
-Kjo ka qene dhe arsyeja qe une nuk kam ardh ende me nje klip. Kam pritur momentin e duhur dhe mendoj se per pak momenti i duhur do vije dhe do sjell edhe projektin tim te pare viziv.
– Të kënduarit, për ty, është pasion apo profesion?
– Janë të dyja nga pak. Në fillim ishte më shumë pasion, por tani është kthyer në profesion.
– Me sinqeritet dua të më thuash: Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo tek ata që janë pjesë e muzikës shqiptare?
– Sinqerisht të them, edhe pse jam ende ne hapat e para te karrieres nuk njihem si kritikuese e madhe e kolegëve të mi, per mua secili ka ate shkendijen e tij, të mirë janë të gjithë. (Buzeqesh)
– Si ndjehesh mes këngëtareve të tjera?
– Ndjehem mirë dhe jam munduar ti respektoj te gjithe, madje me shumë prej tyre kam raporte miqesore shume te mira.
-Ti performon me shume brenda apo jashte vendit?
-Une kam kenduar live dhe kendoj edhe brenda edhe jashte vendit. Secila ka avantazhet e saj, te kenduarit brenda Shqiperise te njeh me shume dhe me nga afer me kulturen e traditen e muzikes popullore ndersa performimi jashte te zhvillon artistikisht!
– Daniela, ke linja mjaft te bukura dhe shtatlarte, je e kenaqur qe ke keto linja?
– Shtatlartesia eshte dhurate gjenetike por kujdesi i linjave eshte vetjak. Pavarsisht se une jam e dashuruar me ushqimin mundohem te kujdesem.
– Besoj se takat e larta duhet te jene një problem shumë i madh per ty…!
– Po pra… ky ishte problemi i vetëm që kam (Qesh)
– Pyetjes se nëse ka apo jo zili mes këngëtareve, të gjitha i përgjigjen “jo”. Edhe ti do të më thuash keshtu apo do të më tregosh të vërtetën?
– Është shumë e vërtetë që ka zili mes këngëtarëve, por secili duhet të dijë të mbajë raporte të mira me gjithësecilin. Nuk kemi nevojë për armiq, por për miq!
– Si duhet të sillet një këngëtare në skenë që ta bëjë për vete publikun?
– Më beso që është shumë e vështirë, sepse publiku nuk është gjithmonë i njëjtë dhe gjithmonë duhet patur kujdes me gjithçka brenda performances tënde.
– Këngëtaret sot kujdesen shumë për veten. Çfarë do të thotë sipas teje, kujdes për veten?
– Unë kam qenë dhe jam e mendimit se çdo njeri rregull primar per veten duhet te kete kujdesin, por ne rastin e kengetareve kujdesi duhet te jete me i madh sepse jemi gjithmone perpara publikut.
– Ty, personalisht, në fillimet e tua, a t’i ka hapur bukuria dyert për të ecur përpara?
– S’mund të them jo, por paraqitja jashtme ka rendesine e saj.
– …dhe çfarë rrugësh mendon se të janë hapur në muzikë?
– Nuk kam diçka të veçantë për të shtuar këtu, por di të them që është bukur të krijosh emrin tënd në botën e muzikës.
– Cili është lajmi më i bukur që ke marrë kohët e fundit?
– Nuk kam dicka specifike per te treguar por shpresoj te kem se shpejti keshtu kemi edhe nje arsye me shume per te bere intervisten tjeter.
– Veshja e përditshme e një këngëtareje…
– Unë jam tip sportiv gjatë ditës, por në mbrëmje pak më klasike apo edhe pak ekstravagante, varet nga ambienti ku do frekuentoj. Sipas vendit, bëhet edhe kuvendi, apo jo?(Buzeqesh)
– Si thua Daniela, ta mbyllim këtu këtë intervistë?
– Faleminderit per kohen dhe intervisten. Ju uroj punë të mbarë dhe gjithë të mirat. Me respekt, Daniela Kovaçi!