Jemi mësuar që muzika e një prej grupeve më të njohura në Shqipëri, “Djemtë e Vjosës”, të na shoqërojë në çdo dasmë ose festë familjare, por këtë herë Alketi ka vendosur të na suprizojë ndryshe. “Të pres k’të behar”, projekti më i ri muzikor, u ideua nga kompozitori Gramoz Kozeli nën ngjyrat e muzikës turbo-folk dhe nën rritmin e një vere të shfrenuar. Nuk është hera e parë që Alketi i ikën “pak tinëz“ këngës popullore, ndoshta për të na sjellë imazhin e një këngëtari të kompletuar që guxon për të përmbushur shijet artistike jo vetëm të fansave të tij, por për të gjithë ata që e dashurojnë muzikën në çdo dimension. Kjo këngë verore, që do të na shoqërojë në ditët e nxehta, do të ngelet gjatë në shijet e dëgjuesve, të cilëve u ka rrëmbyer menjëherë klikime pas publikimit të saj. Ashtu si edhe në videoklip, i realizuar mjeshtërisht nga Max Production, Alketi nuk pushon së renduri pas vajzës me kalë, duket sikur nuk do të pushoje se renduri as pas një suksesi të padiskutueshëm. Edhe ne i urojmë suksese Alketit në projektet e reja, por që për momentin, preferon të mbeten të pazbuluara.
Advertisement