Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpiket maska që “çaktivizon” koronavirusin

Nëse kombinohet me strategji të tilla si distancomi fizik dhe larja e kujdesshme e duarve, përdorimi i maskave mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të ri.
Aq më tepër që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) kohët e fundit ka azhurnuar udhëzimet e saj, në të cilat rekomandohet veshja e tyre në vende publike, në rast se mbajtja e distancës prej të paktën një metër nga njëri-tjetri mund të jetë e vështirë. Sidoqoftë, ne tani e dimë se maskat, si të gjitha pajisjet mbrojtëse, kanë një problem: nëse aksidentalisht bien në kontakt me duart ose sipërfaqe të papastra, ato mund të kontaminohen nga grimcat virale të koronavirusit të ri, duke u bërë kështu të dëmshme.

Por sot një zgjidhje e mundshme vjen nga laboratorët e Universitetit të Indianës, SHBA: studiuesit, në të vërtetë, kanë zhvilluar një prototip pëlhure që gjeneron një ngarkesë elektrike të dobët dhe e cila është në gjendje të neutralizojë dhe t’i shndërrojë patogjenët në të padëmshëm.

Për të zhvilluar këtë teknologji, ekipi u përqendrua në materiale të quajtura elektrokutikë, të cilat mund të gjenerojnë fusha elektrike të dobëta në të gjithë sipërfaqen e pëlhurës. Këto fusha, shpjegojnë studiuesit, mund të ndërhyjnë në sjelljen e baktereve ose viruseve që gjenden në një ind.

Advertisement

“Materiali është poliester dhe është i përbërë nga një rrjet me pika të alternuara argjendi dhe zinku të ngjashme me pikat polka, një deri në dy milimetra të gjerë dhe një milimetër larg”, shpjegon autori i studimit Chandan Sen për revistën Science American.

 ”Kur materiali elektrokutik është i thatë funksionon si një pëlhurë normale. Por nëse njomet, për shembull me pështymë ose frymë, jonet në lëng shkaktojnë një reagim elektrokimik. Argjendi dhe zinku kështu krijojnë një fushë elektrike të dobët që eliminon patogjenët në sipërfaqe “.

Testuar vitin e kaluar për të trajtuar biofilmat bakteriale mbi plagët dhe në pritje të aprovimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (Fda), prototipi i materialit u testua mbi një shtrese koronavirus dhe mbi një lloj patogjeni tjetër, të quajtur lentivirus. “Ne kemi dashur të dimë se në çfarë mase mund të jetë e zbatueshme kjo teknologji”, thotë Sen. “Dhe nga eksperimentet, në të cilat indi elektrokutik ishte vendosur në një materie të lëngshme që përmbante grimcat virale, doli që ai ishte në gjendje të destabilizojë të dy viruset, duke i bërë ato i paaftë për të infektuar.”

Më saktësisht, ata rikuperuan 44% të grimcave virale nga indi elektrokutik pas një minute dhe 24% pas 5 minutash.

Megjithëse aftësitë e materialit të ri nuk janë testuar ende për koronavirusin e ri, këto rezultate premtuese japin shpresë se teknologjia e re do të jetë gjithashtu një mjet efektiv në luftën kundër Covid-19.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Hygerta Sako nxjerr format e saj dhe tregon për çfarë kanë nevojë femrat...!

Next Post

Dr. Senera Hoxha e "Chimera Clinic": Lejoni që bukuria juaj të jetë zgjedhja juaj; Trajtimet e lejueshme gjatë verës dhe te detyrueshmet pas saj

Advertisement