– Përshëndetje doktoreshë Valdete, së pari ju falenderoj se kam qënë paciente tek ju, dhe më keni këshilluar shumë mirë. Tani kam një pyetje nga një shoqja ime. Ajo ndjen që ka shpesh thartira në stomak, dhe ka lexuar diku që po të pish sodë bikarbonat ose ndryshe sodë buke, të shkrirë në ujë një gotë në mëngjes dhe një në darkë, të bën mirë. Unë mendoj se kjo gjë është e dëmshme, sepse ajo herë pas here ka dhimbje dhe ndjen si djegie në stomak. Ju çfarë këshilloni, dhe si e shikoni këtë lloj kure?
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – E nderuar lexuese, faleminderit për përshëndetjet tuaja. Në atë çfarë shkruani ju keni plotësisht të drejtë përsa i përket përdorimit të sodës së bukës. Nuk rekomandohet që të përdoret sepse do ta përkeqësojë akoma më shumë gjëndjen e saj. Ajo duhet që të vizitohet tek mjeku gastroenterolog dhe të diagnostikohet e të trajtohet me korrektësi. Nuk duhen bërë prova me shëndetin, por qëkur i është shfaqur dhimbja e parë duhej të kishte shkuar dhe të vizitohej. Ju uroj shëndet.
Advertisement