Vullnetaret jane njerez te zakonshem qe shohim çdo dite. COVID-19, i ndryshoj disi gjerat, por jo humanizmin e njerezve.
Shume personazhe publike i jane bashkuar vullnetarizmit, pa marre parasysh rrezikun qe koronavirusi mund te shkaktonte.
Nje prej tyre eshte edhe Znj. Ina Malhani, nena qe i do te gjithe. Ate ashtu e njohin te gjithe, Nena Ina. Ajo mbetet nje heroine e forte me ardhjen ne ndihme te shume njerezve, femijve, por dhe vepra e dhurimit te gjakut per te ndihmuar njerez ne nevoj nuk ka munguar nga ana e saj.
Ky humanizem,vetem pak dite me pare eshte vleresuar nga Presidenti I Republikes se Shqiperise Ilir Meta, me titullin “Per Merita te veçanta Civile”. Kontributi i saj i perhershem si dhuruese e gjakut per femijet talasemike, per njerezit ne nevoje, jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte kufijve te Shqiperise, na ka bere te ndihemi krenare, duke pasqyruar shembullin e devotshmerise, dhembshurise dhe humanizmit!