Pastrimi i detajuar nё stinёn e nxehtё tё verёs është një mënyrë e sigurt për të ruajtur bukurin dhe shëndetin e lëkurës. Cdo ditë nё fytyrё, mbetet njё pjesё e makiazhit, grimca të vogla të pluhurit, djersё, të cilat, duke u grumbulluar, mund të çojnë në pasoja të pakëndshme. Efekte tё tilla parandalohen më mirë sesa trajtimi i mëvonshëm i lëkurës për papërsosmëritë. Pёr kёtё arsye Sara Dimraj shpjegon se perse ёshtё i nevojshme pastrimi i lёkurёs.

-Poret e bllokuara janë shkaku i inflamacionit, shfaqja e puçrrave dhe pikave të zeza;

-Grimi dhe papastërtia e hequr jo nё kohё pengojnë depërtimin e kremrave dhe serumeve, pra, jo vetëm që proceset e rinovimit të lëkurës  ngadalësohen, por gjendja e përgjithshme e lëkurës së fytyrës përkeqësohet;

Vetëm disa minuta në ditë, pak këmbëngulje dhe durim, lëkura juaj do të shkëlqejë.

Cila ёshtё mёnyra mё e mirё nё kushte shtёpie pёr njё lёkurё tё freskёt e tё shёndetshme sipas Sarёs? Lexojeni dhe ndiqeni në linkun e videos se saj:

– Pёrdorimi  maskёs dy herё nё dite, nё mёngjes dhe nё darkё duke e pёrhapur nё fytyrё

Por sipas saj, maska nuk mund ti pastroj tё gjithё qelizat e vdekura, prandaj ёshtё e nevojshme qё njё herё nё javё tё pёrdoret scrap. 

2- Maskё popullore: sheqer, kafe, vaj ulliri 

3- Njё tenxhere me ujё tё nxehtё, duke qёndruar disa minuta nё tё, pёr djersitjen e fytyrёs, qё hapja e poreve tё jetё mё e thjeshtё. 

4- pёrdorimi i peshqirit tё njomё pёr heqjen e maskёs apo scurb

5- Pastrimi i pucrrave ose pikave tё zeva nuk duhen shtypur me thonj por me kunj veshёsh. 

6- Pёrhapja e maskёs, xhel, vajit, scrup duhet shoqёruar me masazh tё lehtё deri tek pjesa e qafёs, gjithmonё duke iu pёrshtatur llojit tё lёkurёs..

7-Pas çdo hidratimi, toner-i ёshtё njё element tjetёr I rёndesishёm pёr tu vendosur nё fytyrё. 

Lëkura e bukur mund të jepet gjatë lindjes, por ruajtja e saj gjatë gjithë jetës është një art. 

Kaq për këtë herë, javën tjetër Sara do vijë me të tjera këshilla…!

https://www.instagram.com/tv/CBDwC4CBqP_/?igshid=1coxx2fhcws0j

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here