Covid-19, fatmiresisht nuk ka ndikuar aspak negativisht tek femijet per te vazhduar pasionin e tyre.
Nje nder ta eshte edhe Brondon i cili aktualisht ndodhet ne France. Eshte vetem 10 muajsh, por ka nje imazh qe mund te jete nje yll fotomodelingu. Perzgjedhja e veshjeve, kombinimi por dhe fotot ne menyre profeksioniste realizohen nga mamaja e tij, Dajana duke pasur dhe bashkepunimin e bashkeshortit, i cili ka kontribuar mjaftueshem per te pasur nje rezulatat kaq te mire ne suksesin e djalit te tyre. Deshira e saj eshte qe Brondon-i te jete shembull i mire i shoqerise, familjes, dhe te arrij ne jete me te miren. Dashuria dhe pasioni per te gjithe ndjekesit e Brondon-it ne rrjetin Instagram eshte shume e madhe, madje ka dhe nga ata qe nuk ndalen duke shperndar fotot e tij. Pavaresisht moshes kaq te vogel, nga ku dhe nuk luan aspak rol ne karrieren qe ka nisur, fusha e modelingut iu pershtatet shume mire nga ku dhe tregohet mjaftueshem pasioni per fotot. Profili i Brondon-it ne rrjetin social Instagram nisi vetem me 60 followers dhe pa kaluar 4 muaj ai u be nje nder bebat me te njohur shqiptare ne France dhe ne vende te tjera te botes. Gjithashtu mamaja e tij citon se: “Çdo gje nisi per t’i krijuar kujtime te bukura, qe kur te rritet ti shfletoje…! Realizimi i çdo fotoje pati sukses duke e bere te njihet ne gjithe boten. Ky fakt na detyroi te mos ndalemi ne asnje momente, duke iu perkushtuar ne cdo detaj qe ky profesion kerkon. Pavarsisht momenteve te veshtira me sjelljen e Brondon-it, ne ia kemi dale”. Ne kemi realizuar nje interviste te kendshme me mamane e tij dhe ju premtojme se do kenaqeni edhe ju. Nderkohe ne fund te intervistes mund e klikoni edhe ne profilin e Brondon ne instagram dhe te ndiqni nga afer fotot nga perditshmeria e tij…!
-Dajana pershendetje! Si fillim duam qe per lexuesit tane te beni nje prezantim duke shpjeguar dhe arsyen e fteses per kete interviste?
-Pershendetje stafi i Intervista.al. Si fillim dua tju falenderoj qe me bete pjese te kesaj interviste. E vleresoj gjestin dhe vleresimin ndaj djalit tim, sigurisht dhe ndaj meje si nena e Brondon-it. Kemi kohe qe jemi larguar nga Shqiperia. Momentalisht jetojme ne France bashke me familjen. Dua ta nis kete prezantim duke treguar dashurine, pasionin per ndjekesit e djalit tim vetem 10 muajsh, Brondon-it. Si çdo nene, edhe deshira ime eshte qe te jete shembull i mire ne jete per bashkemoshataret, por edhe djemte ne pergjithesi.
-Emri i djalit tuaj eshte shume i vecante, Brondon, nga kush e ka dhurate?
-Brondon, do te thote – Zoti i Diellit, ashtu sikurse Brondon eshte dhe rrezaton diell (qesh). Emrin ia ka vendosur xhaxhai dhe e duan shume njeri tjeterin.
-Pasioni juaj, ti realizoni foto Brondon-it, si ju lindi kjo deshire?
-Deshira per foto me lindi qe ne shtatezani kur fillova me pajisjen e dhomes, perzgjedhjen e rrobave, aksesoreve, lodrave etj.. Ketu nisi dhe deshira e fotove per te krijuar nje album me kujtime qe nga ardhja e Brondon-it ne jete e ne vazhdim (qesh)
-E me pas vendoset ta ndani me ndjekesit?
-Jo qe ne muajin e pare, pasi ishte teper i vogel por dhe shume i bukur per ta ekspozuar dhe e kisha me merak. (Buzeqesh) Ne 4 muajt e pare Brondon-it i krijova kujtime dhe i ndava vetem me familjaret e mi. Me kembnguljen e bashkeshortit pas muajit te 4 vendosa qe ne rrjetin Instagram te publikoja per ndjekesit foto te ndryshme. Ne fillim kishte vetem 60 followers dhe para 4 muajsh Bordoni u be i njohur por dhe I pelqyer nga ndjekesit e tij.
-Çfare ndjesie eshte per nje Nene te rrise djalin e saj me kaq kujdes dhe sigurisht ta kuroje ne detaje me veshje dhe foto?
-Te rrisesh nje femije te kuruar ne detaje ne cdo dalje te tij (madje dhe ne park eshte i veshur fashion) 😀 sa e veshtire eshte por dhe aq e bukur. Sidomos kur na ndalojne ne rruge, nuk na drejtohen me emer, por duke na quajtur prinderit e baby Brondon ndihem fatlume dhe e lumtur qe syte e djalit tim gezojne lumturi dhe dashuri.
- Kerkon shume angazhim kjo pjese?
-Po, madje kerkon angazhim shume te madh dhe te pergjegjshem, sidomos tek nje femije qe nuk arrin te kuptoje ate cfare i thua. Por dhe perzgjedhja e stilit te rrobave kerkon shume kohe, per t’u dukur ne forme por dhe per ti dhene kenaqesi ndjekesve ne ate çfare mundohemi te sjellim cdo dite.
-Dajana, eshte e lehte ti realizoni nje foto Brondon-it?
-Eshte pjesa me e veshtire. Pavarsisht gjithe pengesave qe mund te me shkaktoje Brondon-i ne realizimin e fotove, mundohem te sjell Brondon-in e vertete, pa e ekzagjeruar.
-A jane fotot spontane me te bukurat?
-Patjeter, 90% e fotove me te pelqyera dhe qe kane bere xhiron e botes ne instagram jane fotot te cilat jane realizuar ne menyre spontane.
-Çfare do i thoni kur te rritet? Apo ideja qe po ia beni koleksion keto foto eshte pikerisht kjo?
-Te shfletoj çdo album qe i kam realizuar duke shijuar dhe kujtuar çdo moment. Dhe me e rendesishmja, te behet i suksesshem duke arritur me te miren ne jete.
-Nje nene shqiptare ne France qe do te njohe djalin e saj te embel me shqiptaret kudo ku jane, a eshte kjo nje arritje me vete?
-Mendoj se arritja me e madhe eshte fakti qe Brondon tashme njihet ne shume vende te botes. Ka fansa nga e gjithe bota ,njerez qe interesohen cdo dite per perditshmerine e tij. Madje ka dhe nga ata te cilet shperndajne foto e Brondon ne profilin e tyre.
-Po bashkeshorti ju ndihmon ndopak?
-Bashkeshortin ne kete rast do e quaja qershia mbi torte(Buzeqesh) Pas cdo fotoje te Brondon-it fshihet bashkeshorti im dhe babai i Brondon-it. Nese nuk do kisha mbeshtetjen e tij, nuk besoj se do arrinim kete suksese. Brondon buzeqeshjet i ka te rralla (si mami) 😀 dhe per te arritur nje foto cilesore duke qeshur, pas kameres fshihet bashkeshorti ose mimikat e tij duke luajtur me lodrat e Brondon-it dhe ai fillon e qesh..
-Dajana, çfare te mbeti merak nga kjo interviste?
-Si intervista ime e pare, e shijova ne maksimum. Dua tju falenderoj juve dhe te gjithe ndjekesit shqiptare te cilet perkrahin Brondon.
-Mesazhi yt per te gjitha nenat qe kane te njejtin angazhim si ty?
-Te jene vetvetja dhe reale ne ate cfare sjellin per publikun apo ndjekesit e rrjeteve sociale. Suksesi arrihet me pune dhe besim.