Madonna ndau një fotografi me të brendshme transparent dhe thotë se nuk i intereson për këdo që e ofendon.

Legjenda e pop-it, 61 vjeçe, pozoi e ulur në një karrige e veshur me sytjena transparente, duke i kombinuar me të brendshme të zeza, shkruan TheSun.

Flokët bjonde, Madonna i kishte lëshuar mbi fytyrë dhe mbajti një palë të brendshme në dorë.

Në mbishkrimin që ia la fotos, ajo shkroi se për ata që ofendohen nga kjo fotografi, nuk i intereson fare.

Disa miq të famshëm të Madonnës e duartrokitën atë për paraqitjen, mes tyre ishte edhe Katy Perry.

Madonna sqaroi në fillim të këtij muaji se është do t’i nënshtrohet një trajtimi për ‘kërcin e humbur’.

Ylli kishte pasur problem gjatë turneut “Madame X World” në fillim të këtij viti, pasi vuante nga një lëndim i gjurit.

Për këtë arsye, këngëtarja anuloi 14 koncerte. Javë më parë, Madonna tha se e kishte koronavirusin gjatë turneut, por kishte menduar se është vetëm grip. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here