Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

EROTA JONË! Nga Jakup B. Gjoça

Kur u dhe
E tëra në përqafimin tim,
Kur buzët e Tua burgosën frymën Tënde,
Kur sytë e Tu u bënë qielli i shpirtit tim,
Kur psherëtimat e Tua
U bënë dallgë deti dhe u thërmuan në buzët e mia,
Kjo nuk ishte DASHURI.

Erota jonë është
Në çdo qelizë të trupit tonë.

Erota që jetuam është
Çdo pikëz djerse e lindur
Nga prekja e trupave tanë.
Sa edhe çarçafët  u grisën
Nuk i rezistuan dot Përqafimit tonë ..

Erota që i falëm njëri - tjetrit
Sa edhe rrahjezemrat tona gjëmonin bubullima.

Erota që i dhamë njëri - tjetrit
Trëndafila çeli në buzët tona çdo e puthur,
Me aromën e ëndrrave tona të dëshiruara,
Sa edhe Hëna pati zili
Ndriçimin e syve të Tu
Në çastin që arrite kënaqësinë...

Erota Jote
Det të trazuar më bën
Sa çdo sekondë që jetoj
Mendoj, sesi të pushtoj
Çdo mendim Tëndin...

Erota që më dhurove
Fryma ime, frymëmarrja ime...
Pikëzat  dhe stuhitë e shpirtit tim.
Dielli dhe qielli im...

Erota Jote
U dhashë i tëri,
Pa patur frikë se do digjesha i tëri,
Kur duart e Tua shtrëngojnë edhe më fort trupin tim.

Erota Jote,
Dua të bëhesh një me trupin tim
Sa nuk dua të shpëtoj,
Të bëhem flaka e pasioneve të Tua.
Në sytë e Tu
U burgos ekzistenca ime,
Që të jetoj vetëm bashkë me Ty...

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djalë apo vajzë? Zbulohet gjinia e bebushit të Arbanës dhe Eduartit

Next Post

RYSHFETI! Nga Tasim Aliaj

Advertisement