Izolimi brenda një hapësire të kufizuar në shtëpi është bërë tashmë realiteti sfidues i shumë familjeve shqiptare. Shtëpia është tashmë mjedisi, jo vetëm për të jetuar, por aty janë tranferuar edhe shumë aktivitete që më parë ndodhnin në të tjera ambiente; brenda shtëpisë ne po zhvillojmë edhe punën edhe shkollën.  Ndaj prindër duhet të përshtasim këtë mjedis për të plotësuar në mënyrë sa me të shëndetshme nevojat e secilit prej nesh dhe ta kthejmë procesin e të mësuarit në një kohë të cilësore për të gjithë: World Vision ndan me ju disa këshilla si ta bëni më thjeshtë, të larmishme dhe argëtuese këtë kohë.

Ja disa këshilla dhe sugjerime për ju:

  • Së pari, ruani qetësinë çdo ditë dhe jini të duruar me çdo situatë të krijuar nga stresi i karantinimit.
  • Mundohuni të ndërtoni një rutinë të shëndetshme ditore me orare zgjimi, higjiene personale, zhvillimin e mësimeve të shkollës, kohën e argëtimit dhe miqësinë me shokët/shoqet.
  • Fol me fëmijën për çdo gjë, përjetimet e tij, pyetje që mund të këtë, por dhe duke e përditësuar me situatën që po përmirësohet në mënyrë miqësore.
  • Vijoni të mbani kontakt të vazhdueshëm me mësuesit duke përshtatur kërkesat e shkollës ndaj fëmijëve dhe nevojave të situatës.
  • Shfaqni durim për të kryer bashkë detyrat dhe mundohuni të mos kini një kërkesë llogarie të tepruar, pa shtuar një stres tjetër mbi fëmijët.
  • Stimuloni dhe motivoni fëmijët tuaj për çdo detyrë, mësim e punë të kryer. Kjo do të nxisë tek ata dëshirën për angazhim.
  • Koha e mësimit dhe detyrave të jetë e shoqëruar me lojra dhe argëtime të ndryshme. Psh. Këndoni/kërceni me ta këngën e preferuar, luani lojen e preferuar, jepini ëmbelsirën e preferuar etj. (P.sh prindi bëhet nxënësi dhe fëmija bëhet mësuesi, problemat trajtohen në formë loje, përdoren objekte konkrete shtëpiake për të shpjeguar koncepte te ndryshme si format dhe ngjyrat, etj.)
  • Përdoreni teknologjinë së bashku për tu shlodhur dhe argëtuar.
  • Inkurajojeni që pak nga pak situata ka filluar të përmirësohet.
  • Ju e njihni më mirë fëmijën tuaj, çfarë i pëlqen apo nuk i pëlqen, çfarë dhe kur ka dëshirë të bëjë diçka dhe kur nuk ka, por gjithashtu i njihni dhe vështirësitë e tij/saj dhe pasojat mbi ne të një izolimi të zgjatur, ndaj bëhuni aleati dhe ndihmësi i tij/saj kryesor në këtë situatë të pazakontë për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here