Modë e re sot na ka dal
Kënga ka vargje veç tre
Brënda janë veç dy -tre fjal’
Dhe refren t’njëjtat i gje!
Vishen këngët si bigina
Këngëtaret me livere
Dalin vajzat në vitrina
Thonë jemi lule pranvere!
Kënga ka vargje veç tre
Qoftë e lehtë a popullore
Këngët direkt rrall i gje
Studio ul a zerin ngre!
Ç’janë k’to këngë me dy tre fjalë
Që nuk flasin për asgjë
Madje marin çmim të parë
Për figurat në klipe bë!
Po ku vemi, Ku po shkojmë?!
Kujt i duhen zbukurinat
Kur varg s’ka, këngë s’dëgjojmë
Këng’t po vdesin, rrojnë vitrinat!
Jahe FIDA Tr.29.03.2016.-