Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si po degradon media në rrjete sociale me “blogeret” seksi! Nga Marjon Gorica

Nga ku*vëria në ish-bllok,

tek ajo e rrjeteve sociale,

Advertisement

media po degradon me ‘blogeret’ e seksit!

Qindra figura “publike” të rrjeteve sociale, të cilat i vendosin vetes emrin “blogere” po zënë një hapësirë të konsiderueshme mediatike që me nisjen e Covid-19. Kudo shohim e dëgjojmë se si po ja kalojnë këto të ‘shkreta’me jetën e tyre tani që janë të izoluara.
Mbase pa faj, mund t’ju duket pak e dhimbshme kjo situatë pasi ishin mësuar kafeneve, pubeve e rrugëve nëpër makina luksoze, ishin mësuar duke ndërruar nga një dashnor a tutor për ditë, por që këto kohë nuk e kanë këtë luks.

Nga ana tjetër shohim po këto ‘blogere’ që në kohën kur Shqipëria është e izoluar e mijëra fëmijë, të rinj apo të moshuar mezi shohin dhe dritën e diellit ekspozojnë foto nga bregdeti, Dhërmiu apo Drimadha, a thua se karantina është për masën, e të qenit e ‘VIP’ të jep lejen të jesh ndryshe nga shoqëria…

Por çfarë kanë bërë këto apo këta për shoqërinë tonë?

Pa diskutim që kanë dhënë më tepër se Mirushi, Bujari, Arbeni, Zamira, Alfredi, Luftari e shumë të tjerë… kanë sjellë banalitetin në shoqërinë tonë, gjë të cilën artistët e mëdhenj nuk ja dhuruan këtij vendi, por u torturuan për të lartësuar në arenën ndërkombëtare kulturën dhe identitetin e shqiptarëve…

Por a e njeh rinia sot Bujarin, Luftarin, Alfredin e Mirushin?

A janë të interesuar të dinë se a kanë të ushqehen artistët e mëdhenj, apo nëse i kanë mundësitë e blerjes së medikamenteve të nevojshëm?

Pse media deri më sot nuk ka folur për asnjë prej tyre, por shpenzon kohë të tërë me kurv*rinë e ‘blogerëve’, se si e kalojnë kohën pa luksin e dashnorëve.

Ndonëse në Shqipëri të qënit ‘bloger’ është kthyer në profesion, çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh një bloger?

Blog është faqe interneti ku një apo më shumë autorë publikojnë rregullisht mendime, opinione apo përvoja personale, shpesh të shoqëruara me imazhe dhe linqe që të informojnë në faqe të tjera rreth një tematike apo dukurie të caktuar…

Ndërkohë këtu disa prej këtyre i kemi parë shpesh herë dhe në kronikat e policisë, të arrestuar për mashtrim, prostitucion dhe drogë.
Nuk e dimë çfarë opinioni apo mendimi mund të na japin?! Çfarë vlere i shtojnë shoqërisë?!

Marjon Gorica

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

"MEMO" i bashkohet 'La Casa De Papel', ja roli që do luajë

Next Post

Gjatë intervistës online gazetarit i zbulohet padashje një femër por ajo nuk është partnerja...!

Advertisement