Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më thuaj si fle, të të them ç’lidhje ke!

Po sikur centimetrat që ju ndajnë nga bashkëshorti gjatë natës, të zbulonin forcën e lidhjes suaj? Të paktën, ky është konstatimi i një psikologu britanik që konfirmon se mënyra se si flemë, thotë shumë mbi çiftin dhe personalitetin tonë…

Në ç’mënyrë flini në shtrat, përkrah bashkëshortit? Kjo duket një pyetje e pafajshme, por në fakt, është një pyetje shumë serioze që profesori britanik, Riçard Uajzmen, ua ka bërë afro një mijë personave gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Shkencave të Edimburgut. Sipas rezultateve të pyetësorit, sa më afër njëri-tjetrit të flemë, aq më i fortë dhe i lumtur është çifti ynë!
Së pari, profesori Uajzmen analizoi pozicionet në të cilat çiftet flinin. 42% e personave të pyetur thanë se natën flinin kurriz më kurriz; ky ishte pozicioni më i përhapur, ndërkohë që 31% thanë se ktheheshin në të njëjtin drejtim dhe 4%, që preferonin të flinin përballë njëri-tjetrit. Një pikë tjetër e rëndësishme, e dalë në dritë nga pyetësori, ishte distanca që i ndante dy bashkëshortët gjatë gjumit. Në fakt, 86% e personave që flinin ngjitur dhe shtrënguar pas njëri-tjetrit, ishin shumë të lumtur, ndryshe nga 66% që flinin në një distancë më shumë se 75 cm larg njëri-tjetrit. Me një fjalë, sa më larg partnerit të flini, aq më e keqe duket lidhja…
Megjithatë, për psikologun, ky aspekt nuk është ai që zbulon më shumë gjëra: “Më i rëndësishmi është kontakti”, afirmon ai. Pavarësisht nëse flenë me kurriz apo jo, 94% e të pyeturve që ruajnë një kontakt prekjeje gjatë natës, deklarohen të kënaqur me jetën e tyre në çift, kundrejt 68% të atyre që nuk preken fare. Sipas profesorit, “bëhet fjalë për anketën e parë që ekzaminon pozicionet e gjumit në gji të çiftit. Rezultatet mundësojnë zbulimin e personalitetit dhe lidhjes me partnerin, thjesht duke u pyetur për pozicionin e tyre të preferuar për të fjetur”. Profesori në fjalë ka arritur të bëjë edhe lidhjen mes tipareve të karakterit të një personi dhe mënyrës se si ai fle: Janë personalitetet më të hapura ato që e kalojnë më shpesh natën ngjitur pas partnerit/es! Megjithatë, këto rezultate nuk duhen marrë si të vërteta 100%…
Vitin e shkuar, një studim kanadez afirmoi se afro 20% e çifteve amerikane flinin në dhoma të veçanta, me qëllim që të ruanin lidhjen dhe nuk ndjeheshin fatkeqë. Këtë mund ta konfirmojë edhe Princi Filip dhe Mbretëresha Elizabet II, të cilët që prej fillimit të martesës së tyre, flenë në dhoma të veçanta dhe së shpejti, do të festojnë 67 vjetorin e martesës. Atëhere, mos t’ju zërë paniku nëse partneri ju kthen shpinën sonte; kjo nuk do të thotë medoemos se lidhja po shkon drejt fundit!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dasara Malltezi: I mësova rokun gjyshit!

Next Post

Më përdhunoi kunati!

Advertisement