Prezantuesi dhe komediani i njohur,
Ricky Gervais
shpërtheu ndaj atyre personazheve të famshëm që ankohen se janë në vetizolim,
teksa bluzat e bardha dhe të tjerët po rrezikojnë jetën në përballje me koronavirusin e ri.
Reagimet e tij erdhën pasi këngëtari i famshëm, Sam Smith, 27 vjeç, shpërtheu në lot në Instagram për shkak të izolimit në shtëpinë e tij 12 milionë stërlinëshe.
“Bluzat e bardha po punojnë nga 14 orë në ditë dhe nuk po ankohen. Po rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve në mënyrë vetëmohuese. Por pastaj sheh ndonjë që ankohet se përse është izoluar në një vilë luksoze me pishinë. Dhe, sinqerisht, nuk dua të dëgjoj më nga këto”.
Prezantuesi i njohur tha se pasi të mbarojë kriza e koronavirusit, ai nuk do që të dëgjojë më ankesa për shtetin social apo për infermierët dhe bluzat e bardha.
Ai po ashtu shprehu mbështetjen për të duartrokitjet që jepen në mbrëmje për bluzat e bardha.
Burimi: Telegraf.al