Nga Brezovica
ku po kalon këto ditë karantinimi me familjen e tij,
Ermal Fejzullahu ndau për emisionin “Vizioni i Pasdites” pak nga rutina e tij, ku surprizë ishte sigurisht fakti që e mbiush kohën me punë shtëpie.
“Po bëj punë aq sa po mundem, në kopsht me fëmijët. I kam bërë me shumë qejf sepse nuk kam çfarë të bëj tjetër. Ndërsa për gatimin ,kam qejf të ushqehem sa më shumë, nuk është që gatuaj, por këtë ditë jam munduar të kujdesem sa më shumë, sepse e dinë të gjithë që kur jemi të mbyllur hamë dyfish, për mua ka qenë gjithmonë kështu ska ndonjë ndryshim”, shtoi me humor Ermali.
Këngëtari shprehu se e kalonte kohën me familjen e tij, si dhe babain Sabri Fejzullahu. Ndërkohë e ëma ka ngelur në Amerikë si rrjedhojë e udhëtimit pak ditë para shtetrrethimit. Gjithashtu Ermali bëri me dije se në këto ditë karantinimi po bën kujdes për shëndetin e tij fizik, në mënyrë që të mos shtojë në peshë:
“…Sapo të mbyll telefonatën do ulem të ha se s’kam ngrënë gjithë ditën.Në fakt po ha vetëm një herë në ditë, sepse jam pak obez dhe duhet të kem kujdes..”