Almarin Domi
është një 30 mjekë dhe infermierë
që u nisën drejt Italisë për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me Koronavirus.
I ftuar përmes skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, infermieri u shpreh me fat që gjendet në vatrën më të nxehtë të Koronavirus në Itali për të dhënë ndihmën e tij, teksa veçoi se vështirësinë më të madhe e kishte kur i dha lajmin familjes.
“Jemi në spitalin civil të Breshias. Fatlum që erdhëm këtu. I detyrohemi shumë këtij shteti dhe ishte më e pakta që erdhëm këtu. Ideja ishte një mundësi për ti ndihmuar dhe nuk pati hezitim. Shpresoja të vija këtu dhe momenti i familjes ishte më i vështiri sepse ndikuar dhe nga media. Nuk kemi informacion në lidhje nëse ka shqiptar. Nesër në mëngjes do ikim në spital për të filluar, sot bëmë intervistat sipas eksperiencës”,- u shpreh Almarini
Ekipi shqiptar do të qëndrojë në Itali për 4 javë, teksa Almarin u shpreh se janë njohur me protokollin dhe se për të personalisht frika nuk ekziston.
“Pritja ishte shumë e mirë nga qytetarët ata që kemi takuar sepse dihet që Italia është e gjitha në karantinë. Ekziston një protokoll jo vetëm për ne. Pritja nga kolegët Italianë ishte shumë e mirë, me aq sa mundeshin. Mjek e urgjencës nuk kanë frikë. Katër javë na kanë thënë se do rrimë po se dimë ende për aq sa kanë nevojë ne do japim shërbimin. Ne pavijon do japim shërbim vetëm për pacientët që janë me Covid19 sepse numri është i lartë”, – përfundoi ai.