Këngëtari Labinot Tahiri
e ka lënë mënjanë muzikën
dhe i është bashkuar kauzave sociale në këto ditë të vështira jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë botë.
Pas konfirmimit të rasteve të para te personave të prekur me Covid-19 në Kosovë Labinot Tahiri ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve, ku deri më tani ka arritur të mbledhë plot 200 mijë euro.
Në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” ai u shpreh se fokusi është për të shkuar në 800 mijë euro.
“Unë kam shpërndarë 20-30 mijë maska mbrojtëse. Në fillim për mjeket sepse në Kosovë ishte krizë dhe më pas erdhën maskat me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë.Janë 25 mijë familje që do ndihmojmë me pako ushqimore dhe mjetet higjenike që iu duhen. Me 70 euro ndihmë sociale nuk mund t’ia dalin. Tani që janë të mbyllur në shtëpi prej virusit situata është më e vështirë. Aksioni është për 800,000 mijë euro, për të ndihmuar komuna të ndryshme me gjërat elementare si ushqime dhe gjëra që iu nevojiten”, u shpreh Labinoti.
Por përsa i përket përkrahjes Labinoti deklaroi se ai ka mbështetje vetëm nga qytetarët dhe jo nga artistët apo politikanët, duke i bërë thirrje këtyre të fundit të kontriubojnë.
“ Unë nuk përkrahem nga artistë apo politikanë, por nga populli. Në këto momente askujt nuk i duhen paratë, sepse duhen ndihmuar ato 25 mijë familje. 103 mijë euro janë mbledhur nga fondacioni im vetëm ditën e djeshme”, -deklaroi Labinoti.