Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpend Ahmeti; Nuk më duket e përshtatshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme…!

Shpend Ahmeti,

kryetari i bashkisë së Prishtinës

ka qenë në një lidhje live në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizio Plus.

Advertisement

Ahmeti i ka bërë një pasqyrim Kosovës se si është ajo këto ditë me përhapjen e virusit Covid 19. Ahmeti deklaroi që qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe që pritet të votohet në parlament shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Për Ahmetin nuk i duket e përshtatshme për tu shpallur gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë.
“I kemi marrë masat, përveç se janë mbyllur institucionet arsimore pa e pasur asnjë rast ende te konfirmuar atëherë. Menduam që të gjitha shtetet e kanë , thamë të reagojmë më përpara se të kemi raste. Kemi mbyllur institucionet, restorantet, pubet, qendra tregtare ndërsa kanë qëndruar të hapura ato që konsiderojmë esencial. Qytetarëve ju kemi kërkuar të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë nevojë të dalin. Tani kemi filluar disifektimin e rrugëve, hyrjeve të përbashkëta disifektimin e të gjitha hapësirave në administratën komunale. Ne i kemi marr të gjitha masat dhe tashmë presidenti Thaçi e ka çuar në kuvend, pra duhet të votuar në kuvend për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtu ka një debat polik nëse duhet të kemi gjendje të jashtëzakonshme ose jo, edhe qytetarët po pyesin pse duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të dali edhe ushtria në mbajtjen e rendit dhe nuk duket e nevojshme. Të gjithat pikat që ka dhënë qeveria ,qytetarët janë duke i zbatuar”,- ka deklaruar Shpend Ahmeti.
Në Kosovë deri më tani janë 19 raste të konfirmuara me virusin Covid 19.
Përsa i përket moshës së tretë në Prishtinë nuk janë njësoj si në Tiranë që duan të dalin, ata që duan të dalin më shumë në Prishtinë janë 20-30 vjecarët.
I pyetur nga moderatorja Evi Reci, nëse është gati Kosova për tu përballur me Virusin Covid 19, Shpendi u shprehë:
Tani po shohim edhe qytete më të organizuara se ne dhe po gjunjëzohen. Nuk mund të them ose mund të presim që institucionet tona mund të jenë më të forta ose me të gatshme. Nuk jemi përgatitur asnjëherë. Një problem që e kanë të gjitha shtetet është kur një numër i madh i njerëzve ju drejtohen institucioneve shëndetësore dhe duke marrë parasysh kapacitetet tona aty mund të kemi rrezik prandaj po mendojmë se ku të lirojmë hapësira nëse do kemi ndonjë shpërthim të numrit të të infektuarve. Një herë për një herë presim, por në dy javët e ardhshme presim ti kemi kritike”, -ka përfunduar Ahmeti.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Robert Berisha: Jam izoluar në konviktin e Prishtinës. Kushtet janë skandaloze!

Next Post

Xhesika Polo bëhet tullacja më simpatike e rrjetit; Reagon ndaj kritikave: Më falni që s’ju mora leje për flokët e mi...

Advertisement