Ish trajneri i kombëtares,
Gianni De Biasi në një lidhje live me skype
për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus nga zona e Trevizos në Itali, ka rrëfyer ditët e tij në karantinë, ku prej ditësh qëndron së bashku me familjen.
“ Në fakt nuk dal nga shtëpia, nuk preferoj të lexoj gazeta apo të dëgjoj lajme. Dëshiroj të qëndroj i qetë. Italia është në izolim, këtu ka shumë të infektuar, duke qëndruar në shtëpi shpresoj të kaloj kjo situatë. “- ka treguar ai.
Mister De Biasi, u shpreh se jo vetëm që ndjek zhvillimet në Shqipëri por është në komunikim të vazhdueshëm me Kreun e FSHF Armando Dukën. Teksa komentoi edhe shprehjen e Kryeministrit Rama i cili e shpjegoi situatën e Koronavirus në Shqipëri deri tani të qetë, me shpresën se nuk do të ndodhte e njëjta gjë sin ë futboll, të shënohej kundër nesh minutat e fundit.
“Jo, unë shpresoj që Shqipërisë mos t’i bëhet gol në momentin e fundit. Une besoj se keni fatin që keni një shembull përpara, Italinë, që ka kërkuar me të gjitha mënyra të përmbajë një problem që në fillim ishte pakëz i nënvlerësuar. Askush nuk mendoi se do të kishte një përhapje të madhë të këtij koronavirusi. Po, po, kam kontaktuar shpesh me miqtë e mi, prej të cilëve po përpiqem të kuptoj situatën. Këtë mëngjes kam folur me presidentin Duka, me mori ai rreth orës 9 të mëngjesi, e më tha se ishte pak i shqetësuar prej të gjitha lajmeve që vijnë nga Italia, me të drejtë. Normalisht, ka dhe shqetësim për të bijtë që janë në Londër, dhe në këtë pikëpamje është shqtësimi i babait të një familje që shpreson se të gjitha gjërat do të shkojnë për mirë. Sot, nuk mund të shkoj te ime më, që jeton 15 kilometra larg meje, e nuk mund të shkoj te ime motër e im vëlla”, përfundoi De Biasi.