“Per Shqiperinë time! Për nënën time që jeton atje, për babain tënd, për motrën, vëllain… për mjekët tanë që po frymojnë bashkë me pacientët në luftën e përbashkët e të panjohur kundër Covid 19! Unë, si shumë prej jush prej 14 vitesh jetoj në Itali, por një pjesë e zemrës është atje, në Shqipërinë time të madhe! Sot më shumë se kurrë vendi ynë ka nevojë për ndihmë! Kjo është një nismë e përbashkët që na përket të gjithëve: Që nesër të kthehemi të përqafojmë prindërit, të afërmit, fëmijët…Të mbledhim fonde për spitalin infektiv në Tiranë, të bëhemi bashkë sa më shumë! Me aq sa kemi! Forca shqiptarë! Do ia dalim! Kjo është një insmë e përbashkët, në një kohë që bota nuk na ndihmon dot, le të ndihmojmë njëri-tjerin! Cdo gjë do të jetë transparente deri në qindarkën e fundit!
Se shpejti do jet ne dispozicion edhe nr i llogaris i dedikuar per te garantuar maksimumin e transparances.
Frikë aspak,kujdes shumë! Shqipet nuk vdesin !”
Ky eshte pershkrimi qe ka shoqeruar Found Raiserin(Mbledhes Fondesh) ne facebook, nje fushate te cilen Albi e ka nisur qe te vije ne ndihme te spitalit Infektiv ne Tirane. Nje nisme per t’u pershendetur dhe Albi Nako, shqiptari qe punon dhe jeton ne Itali ne “Castel San Govani”. Menaxher i nje lokali ne vendin ku jeton dhe babi i nje djali te vogel, Albit me origjine nga Luahnki ka shkuar mendja dhe zemra qe te ftoje shqiptaret kudo ku jane neper bote te dhurojne sa te munden per heronjte e vertete te kesaj gjendjeje, mjeket e spitalit Infektiv qe kjo situate te kaloje sa me lehte! Urime Albi!